Haziri: Vetëvendosje duhet të ketë arsye të mëdha që të na kthejë në bisedime
30/12/2019 18:54

Pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, situata për marrëveshjen e bashkëqeverisjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka ndryshuar. Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e cilësoi në një intervistë për KosovaPress, si të njëanshëm vendimin për të propozuar e më pas votuar Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendit. Një lëvizje e tillë, sipas tij, lë pasoja dhe në negociata. Megjithatë, Haziri mendon se palët nuk duhet të kthehen në pikën zero përsa i takon bisedimeve. “Jo detyrimisht duhet të diskutohet për gjithçka, por duhet të gjendet një rrugë që kthen palët në tavolinë. Duhet arsye e madhe që palët me u kthyer në bisedime. Arsye e madhe politike me u kthyer në bisedime. Duhet besim i madh me u ndërtu, sepse mosbesimi po shihet deri ku ka qu, deri tek vendimet e njëanshme. Duhet me përballu politikisht këtë situatë sepse vendi nuk duhet të hyjë në krizë politike”, shprehet Lutfi Haziri. Mbi kërkesat e reja të LDK-së pas asaj çfarë ndodhi në Kuvend, Haziri nuk dha detaje, por theksoi se situata ka ndryshuar dhe se gjithçka, do të diskutohet në tryezën e bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve.

Top News – Përplasja me Qeverinë. Komuna e Prishtinës letër deputetëve: Zhbllokoni fondet
20/11 14:30
Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Vrasja në Suharekë/ Autori qëlloi viktimën në prani të gruas e vajzës së mitur
18/11 19:30
Top Channel/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi, takon familjen nën masa sigurie
18/11 15:26
Top Channel/ Kosova rikthen lobimin në SHBA, ekspertët: Nuk mjafton vetem diplomacia tradicionale!
18/11 14:53
Top News – Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë. Takimi emocionues me familjen, shoqërohet nga EULEX-i
18/11 13:55
Top Channel/ Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, Haga i lejon vizitën, forca policore në banesë
18/11 12:14
Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40
Top News-Dënimi me 17 muaj burg ndaj Thaçit/ Veteranët në protestë para zyrave të Bashkimit Europian
17/11 17:22
Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37