"Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve. Fiks Fare trajton problematikat e qytetarëve, denoncon abuzimet, korrupsionin dhe shkeljet institucionale, duke i sjellë ato në vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Përmes investigimeve në terren, kamerës së fshehtë dhe elementeve të humorit e satirës, programi synon të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe zgjidhjen e çështjeve që prekin interesin publik. Moderatorë: Olta Gixhari & Dorian Ramaliu Drejtore: Antela Lika