Fiks Fare/ Tenderi në 2019-ën, rruga me gropa me letra është me asfalt!
12/01/2023 20:30

Fiksi kërkoi dokumentet e procedurave tenderuese të kryera në korrik të vitit 2019. Në dokumente thuhet se Bashkia e Vaut të Dejës ka bërë një tender me objekt "asfaltim i rrugëve të fshatit Kaçë". Tenderi është bërë në verën e vitit 2019, para zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, rruga është ndërtuar gjatë periudhës tranzitore, ku ish kryetari, Zef Hila dhe zëvendësi i tij, Admir Hasmegaj, po linin detyrën. Vlera e procedurës ka qenë rreth 10 milionë lekë të rinj me TVSH. Rruga do të ndërtohej për vetëm 16 ditë, 15 - 31 korrik 2019. Ndërkohë, vetëm 3 ditë pas përfundimit të afatit, në datën 2 gusht 2019, Bashkia e Vaut të Dejës ka lëshuar edhe Certifikatën e Përkohshme të marrjes në dorëzim të punimeve. Këtë dokument e ka firmosur administratori dhe drejtuesi teknik i firmës fituese "Rroku Guest". Mbikëqyrësi i punimeve, por edhe kolaudatori. Madje, në fund, është edhe firma e ish-nënkryetarit Admir Hasmegaj. Në të njëjtën ditë, 2 gusht 2019, është firmosur edhe akt-kolaudimi. Por edhe akti i vlerësimit. Bashkëngjitur këtyre dokumenteve, është edhe një hartë treguese, për rrugën dhe metrat që duhet të shtroheshin. Fiksi krahasoi dokumentet e tenderit me punët në terren, ku në letra rezultoi se rruga ishte asfaltuar, ndërkohë në terren ishte me shumë gropa, të mbushura me ujë. Nga shfletimi i këtyre dokumenteve rezulton se çuditërisht, Bashkia e Vaut të Dejës, e ka marrë në dorëzim këtë rrugë. Megjithëse kjo rrugë nuk është bërë.

“Tirana me një orë ujë në ditë” Premtimet boshe të Ramës dhe Veliajt, Berisha niset drejt Amerikës – Fiks Fare
29/09 21:01
Edi Rama dhe Erion Veliaj premtime boshe/ Qytetarët për mungesën e ujit: Nuk mjafton as për t’u larë
29/09 21:00
“Shqiptarët e dinë…”/ Sali Berisha drejt SHBA, Fiks Fare e pyet në aeroport për “non-gratën”
29/09 20:45
“Nuk më morën leje…”/ Pronari denoncon: Firma private shtriu linjën elektrike në tokën time
29/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Shtator 2026
28/09 21:01
Dëshmi ekskluzive/ Belinda Balluku përballë gazetarëve të Fiks Fare!
28/09 21:00
“Shefja është Bela…”/ Dëshmitë e drejtorëve të MIE – Fiks Fare
28/09 20:45
A është Belinda Balluku ende ministre? – Fiks Fare
28/09 20:30
Promo | “Fiks Fare”, së shpejti në ekranin e Top Channel!
02/09 18:35
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Korrik 2026
31/07 21:01
Monitorime/ Nervozohet i ftuari “S’mund të thuash çfarë them unë, sepse e them unë!” – Fiks Fare
31/07 21:00
“Kulla ka, vrojtues nuk ka!” Fiks Fare zbulon plazhet pa vrojtues dhe pa pajisje shpëtimi
31/07 20:45
Projekti më i ri i Luis Ejllit në Top Channel – Fiks Fare
31/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Korrik 2026
30/07 21:01
Monitorime/ “Gjetët patronazhistët në dollap?!” Batuta që shpërtheu në studio – Fiks Fare
30/07 21:00
“Implantet më shkatërruan kockën!” Pacientja denoncon dentistin: S’më kthen as paratë! – Fiks Fare
30/07 20:45
13.300 euro hak pune të papaguara, familja denoncon punëdhënësin në Francë – Fiks Fare
30/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 29 Korrik 2026
29/07 21:01
Monitorime/ “Fjalë burri’, por femrat e mbajnë fjalën si burrat – Fiks Fare
29/07 21:00
“Mos bëj kimioterapi!” Nutricionistja premton shërim të kancerit me laptop, kufje e shufër metali
29/07 20:45