Fiks Fare/ Rrugët e lagjes Golem në Shkodër si “mali me gropa”
10/04/2023 20:30

Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat në qytetin e Shkodrës kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, për rrugën e tyre. Prej shumë vitesh thonë ata në lagjen e tyre nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë. Kjo lagje ndodhet vetëm 10 minuta larg qendës së qytetit, rruga e kësaj lagjeje në kohë me shi është e pakalueshme në këmbë nga banorët. Ata thonë se edhe në ditët me diell makinat e vogla duhet të kalojnë më shumë kujdes, pasi mund të prekin në gropat e hapura. Banorët tregojnë për gazetarët e Fiks Fare se para dy vitesh disa punonjës nga bashkia kanë ardhur dhe e kanë parë lagjen, por prej asaj kohe nuk janë dukur më. Investimet e rrugës së lagjes janë bërë nga vetë banorët për mirëmbajtje. Ata shprehen se pushteti lokal në kohë zgjedhjesh kërkon votën, por nëse rruga nuk shtrohet nuk do shkojnë në qendër votimi. Një i ri të thotë se në kohë me shi kur rruga është e bllokuar, atij i duhet që të marrë motrën e vogën në krahë për ta dërguar në kopësht. Ndërsa një i moshuar tregon se ka 15 vite në atë lagje dhe është e njëjta pamje. Gazetarët e Fiks Fare bashkë me banorët shkojnë deri në krye të rrugës, ku shohin se aty është e shtruar me asfalt vetëm rruga kryesore, degëzimet e rrugëve të lagjes janë të painvestuara.

Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Djathë e mish për orë të tëra ne diell. Kush i kontrollon tregjet e Tiranës?
13/11 21:00
“Më falsifikuan firmën!” 13 vite me pronat e bllokuara nga Micro Credit Albania
13/11 20:45
Paloma vë në provë Ardit Bidon! Si u përgjigj profesori?
13/11 20:30
Fiks Fare, 12 nëntor 2026/“Ish presidenti më ngacmoi seksualisht!”Dentistja shokon – Episodi i plotë
12/11 21:01
Ish presidenti më ngacmoi seksualisht, nuk më dha licencën
12/11 21:00
12 kallëpe dinamiti dhe asnjë dëmtim. Si shpëtoi kisha e Leusës?
12/11 20:45
78-vjeçari që i vuri radio biçikletës, shëtit qytetin me muzikë
12/11 20:30
Fiks Fare, 11 nëntor 2026/ 122 ditë në burg, ‘malli’ del miell! – Episodi i plotë
11/11 21:01
122 ditë burg, ekspertiza për 245 gramët nuk gjeti drogë
11/11 21:00
Trokiti për 400 mijë lekët, dera u hap me debat!
11/11 20:45
400 mijë lekë borxh, pasaporta garanci. Ku mbetën paratë?
11/11 20:30
Fiks Fare, 10 nëntor 2026/ 12 orë në punë si prostitutë! Fiksi zbulon rrjetin – Episodi i plotë
10/11 21:01
Prostitucioni në zemër të Tiranës, Fiksi kërcënohet
10/11 21:00
Fiksi zbulon rrjetin e prostitucionit, policia: “Nuk ishim në dijeni”
10/11 20:45
Nga Brazili në Tiranë, rrëfimi i prostitutës që Fiksi kontaktoi përmes një linku
10/11 20:30
Fiks Fare 9 nëntor 2026/ Skandali në klinikat mjekësore, 1000 euro vezët e femrave – Episodi i plotë
09/11 21:01
Klinika Gliozheni shkel ligjin/ Jep 1000 euro për blerjen e qelizave vezë
09/11 21:00
Turkish International Hospital: “Vezë i çojmë edhe jashtë Shqipërisë, mbeteni anonim”
09/11 20:45
Kërkojnë vajza në TikTok, pazari për qelizat vezë kalon në Telegram
09/11 20:30