Fiks Fare/ “Lule, dhurata, ushqime …”, 17 tenderat e luksit për zyrtarët e BE-së
18/10/2023 20:30

Fiks Fare vijoi hulumtimin, ku zbuloi plot 17 procedura tenderuese të kryera brenda një kohe të shkurtër. 1.3 milionë lekë u dhanë për “shërbim gatim ushqimi dhe kateringu për stafin mbështetës”. 800 mijë lekë u dhanë për ushqimin për delegacionët dhe liderët, 100 mijë lekë për kabina tualeti me qira për 1 ditë. Lista e tenderëve vijon me 191 mijë lekë për gota dhe pjatanca me qira, 333 mijë për lule natyrale apo edhe 620 mijë lekë për një stacion printimi. Por, shteti jonë i varfër që s’ka grurë në Rezervat e Shtetit mendoi edhe për dhurata për këtë delegacion. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bëri tender 5 milionë lekë për ‘dhurata për liderat dhe gazetarët”. Dhuratat ishin kravata, shaje, verë, raki, çanta te personalizuara dhe libra. Ndërkohë, 1.7 milionë lekë u dhanë për 3 regji televizive për transmetime satelitore, 2 përkthyes morën 160 mijë lekë. Lista vijon me një shpenzim prej 880 mijë lekësh për vendosjen e 1 tapeti, montim dhe çmontim. Por, liderët e BE-së duhet të kishin edhe automjete VIP, ku Drejtoria mori 31 mjete me qira për një vlerë prej 3.6 milionë lekësh. 1.7 milionë lekë u shpenzuan për kancelari, dosje apo stilolapsa. 3 milionë lekë u përdorën për arredimin e ambienteve.Flamujt me shtiza kushtuan 666 lekë. Rreth 4 milionë lekë u përdorën për banera të përmasave të ndryshme, adeziv brandim, sinjalistike, çadra të loguara për regjistrime. Ndërkohë, 540 mijë lekë kushtuan 32 karikues të personalizuar. Lista përfundon me një shpenzim prej 2.9 milionë lekë për “shërbim foni, stage, ndriçimi, ekran led, tv, sistem perkthimi, kabina përkthimi, kufje përkthim dhe lidhje elektrike”.

Fiks Fare, 23 Tetor 2026/ Të moshuarit shfrytëzojnë 27-vjeçaren me probleme mendore -Episodi i plotë
23/10 21:01
Shantazh ndaj vajzës me probleme të shëndetit mendor! Fiks Fare ekspozon rrjetin e shfrytëzuesve
23/10 21:00
27 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, halla: Të moshuarit e lagjes e shfrytëzojnë!
23/10 20:45
Probleme pambarim! Qytetarët denoncojnë në Fiks Fare hallet me të cilat përballen çdo ditë
23/10 20:30
Indianët e Wolt “pushtojnë” godinat e studentëve në Kamëz! Trafik qeniesh njerëzore në godinat e UBT?
22/10 21:01
Drejtori i konvikteve në Kamëz: Kallëzim penal për eprorin në Qytetin Studenti?Premtimi në Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal në UBT/Dyshime për trafikim qeniesh njerëzore,pazare me konviktet dhe regjistrime fiktive!
22/10 20:45
‘Det fasulesh’ në fshatin Adriatik, 25 tonë pa shitur
22/10 20:30
Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00
Studenti protestues: “Më rrahën në komisariat”
19/10 20:45
Avokati i Popullit: Prangat e Klevi Metajt të paligjshme!
19/10 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00