Qytetarët denoncojnë mungesën e ujit, duke treguar se furnizimi kryhet vetëm dy herë në ditë dhe zgjat rreth gjysmë ore. Sipas tyre, sasia e ujit nuk mjafton as për nevojat bazë të përditshme, ndaj detyrohen të mbushin depozita dhe të krijojnë rezerva.