Dritë jeshile ndërtimit të Skavicës/ Votohet ligji i veçantë për kompaninë amerikane “Bechtel”
23/03/2021 15:25

Ka marrë miratimin e parlamentit ligji që i hap dritën jeshile negocimit të kontratës përmes procedurës së veçantë me kompaninë amerikane Bechtel International për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, investimi për këtë vepër madhore energjetike pritet të arrijë në rreth 550 milionë dollarë. Sa i takon burimit të financimit, ministrja Balluku tha se qeveria sëbashku me kompaninë Bechtel po punon për sigurimin e fondeve që do të bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti. “Ne jemi duke punuar me kompaninë amerikane Bechtel International që të gjejmë edhe fondet për financimin e kësaj vepre madhore. Jemi duke u konsultuar. Faza e parë e kontratës do të mbulohet nga KESH, ndërsa jemi duke kërkuar për një burim financimi për fazën e dytë, atë të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.” Referuar ligjit të votuar sot në parlament, kontrata është parashikuar të ndahet në dy faza, ku në fazën e parë përfshihet studimi i detajuar mbi projektin dhe paraqitja e një propozimi konkret nga kompania Bechtel tek autoriteti kontraktues, ku financimi do të mbulohet nga KESH. Ndërsa faza e dytë e kontratës konsiston në projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre energjetike, që pritet të ulë ndjeshëm varësinë nga importi I energjisë elektrike si dhe t’i japë fund problematikës shumëvjeçare të përmbytjeve në zonën e fushë Shkodrës.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48