Ministri i ri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e cilësoi si emergjencë kombëtare luftën kundër krimit dhe mafies në vend. Gjatë fjalës së tij teksa shpalosi platformën e qeverisë së re për kthimin në vend të rendit dhe sigurisë, Tahiri theksoi se një nga sipërmarrjet e qeverisë së re do të jetë krijimi i “Byrosë Kombëtare Kundër Krimit”. sh-ministri i Brendshëm, Flamur Noka gjatë fjalës së mbajtur në kuvend iu referua veçanërisht pasardhësit të tij Sajmir Tahiri i cili sipas tij, është një person gjysmak, hajdut dhe ‘mik’ i bandave, teksa i ka kujtuar edhe arrestimin e të atit të Tahirit për kontrabandë ilaçesh.