“Blindohet” Fieri/ Rama pritet të vizitojë tokën ku do të ndërtohet spitali i bastit me Erdoganin
12/01/2021 10:45

Fieri është blinduar ditën e sotme pasi pritet qëkryeministri i vendit, Edi Rama të vizitojë tokën ku do të ndërtohet spitali rajonal. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen atje për të parandaluar çdolloj agravimi debati mes pronarëve të tokës dhe Ramës. Media nuk është lejuar që të afrohet më shumë se 500 metra nga toka e ndërtimit të spitalit rajonal në fshatin Daullas. Nga forcat blu gjithashtu është ndaluar çdo makinë që ka kaluar në rrugë, Kujtojmë se pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit kundërshtuan çmimin shitjes së tokës prej 260 lekësh për metër katror edhe pas ndërhyrjes nga kryebashkiaku Armando Subashi. Lidhur me këtë, kryeministri tha ditën e djeshme se autoritetet duhet të bisedonin me pronarët dhe sa më shpejt të mbylleshin dokumentet për shkak se punimit nisin këtë javë. Ai tha se spitali do të jetë publik dhe pronarëve u ofrua që të gjithë banorëve të zonës në pjesën tjetër të tokës do t’i jepen leje për të ndërtuar njësi shërbimi për të gjithë ata që do vizitojnë këtë spital. Kujtojm se presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara, se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati. Më 9 janar, Rama shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do të hidhen themelet e spitalit të ri, ku tha se për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do të administrohet nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptarë.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48