Temperaturat e larta dhe mungesa e kondicionerëve po e bëjnë udhëtimin me autobus në Tiranë një sfidë të përditshme për qytetarët. Një vëzhgim i Fiks Fare në disa linja të transportit urban zbulon kushtet me të cilat përballen pasagjerët gjatë ditëve të nxehta të verës. Në disa autobusë mungon ajri i kondicionuar, ndërsa qytetarët përdorin freskuese dhe përpiqen të përballojnë vapën. Nga linja Selitë–Kristal–Qendër, Kamëz–Qendër, Unaza, Kashar–Qendër e deri te linja të tjera urbane, pasagjerët ankohen për temperaturat e larta dhe mungesën e kushteve minimale të komfortit. Drejtuesit e autobusëve dhe faturinot pranojnë problemet, ndërsa qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe përmirësim të shërbimit të transportit publik.