Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën.