36 autoambulanca të reja në Durrës, Manastirliu: Vaksinimi nis me spitalet Covid e urgjencat
10/01/2021 11:44

Vaksinimi anticovid do të nisë me stafet e spitaleve Covid dhe të urgjencave. kështu ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu ditën e sotme gjatë vizitës në spitalin e Durrësit. “Shërbimi i urgjencës në territor është tashmë një shërbim dinjitoz dhe me standarte bashkëkohore, falë investimit në autoambulancat e reja, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit. “Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitetet, por edhe rinovojmë kapacitetet aty ku kemi patur pika të dobëta”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19. “Në këtë situatë, spitalet rajonale po bëjnë përpjekje maksimale, qoftë për shërbimet e triazhit që kanë filluar që në momentin e parë por edhe ato sipas protokolleve dhe udhëzuesve të rasteve që kërkojnë një trajtim postcovid dhe që kërkojnë një mbështetje respiratore. Këto raste janë trajtuar dhe vijojnë të trajtohen në spitalet rajonale. Spitali i Durrësit ka një pavion të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetëshpëtuese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore. Po rrisim më shumë kapacitetet për të përballuar çdo skenar që kjo pandemi mund të na sjellë dhe pikërisht edhe flota e re e autoambulancave, një investimi i qeverisë shqiptare në përmbushje të përgjigjes sonë ndaj pandemisë, vjen për të lehtësuar menaxhimin dhe për të krijuar kapacitetet e nevojshme për të përballuar çdo skenar” , tha Manastirliu.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50