E shtunë, 12 Dhjetor 2020
22:01
‘Ia kisha borxh!’ Arjan Konomi përlotet në “Shiko Kush LUAN

Arjan Konomi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

21:51
14 mjekë të vdekur në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë

Viktimë e virusit korona sot u bë edhe mjeku Dashmir Dervishi nga Bogovina e Tetovës. 41 vjeçari nuk arriti t’u bëjë ballë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19. Ky është mjeku i 14 i cili ndërroi jetë nga ky virus prej kur se filloi pandemia në Maqedoni të Veriut.

21:39
Dy elefantë ngordhin nga virusi vrasës në kopshtin zoologjik të New York

Një elefant pesë-vjeçar ka vdekur sot në kopshtin zoologjik të Syracuse në New York, i dyti brenda një jave nga i njëjti virus vrasës që prek kafshët aziatike.

21:30
Kina mbyll një qytet për shkak të një rasti me COVID-19, ndalet trafiku dhe mësimi në shkolla

Kina ka futur në izolim total një qytet të tërë në veri të vendit, si dhe ka filluar fushatën e madhe për testim masiv në një qytet tjetër – që të dy në afërsi të kufirit me Rusinë, pasi është zbuluar nga një rast i infeksionit me coronavirus në të dy qytetet.

21:27
Shteti Islamik sulmon aeroportin e Kabulit

Grupi militant ekstremist Shtetit Islamik (IS) sulmoi të shtunën kryeqytetin Afganistanit me një breshëri predhash duke vrarë të paktën një civil dhe duke plagosur një tjetër. Njoftimi u bë nga ministria e Brendshme afgane, raporton agjencia AP.

21:13
Covid-19, si është situata në Turqi

Turqia raportoi 29.136 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.203 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

21:10
Luana Vjollca zbulon ku i ka parë disa nga konkurrentët e ‘Përputhen’ para se të bëheshin të famshëm!

Si asnjëherë më pare puntata e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është shumë ndryshe pasi të ftuar janë konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen” dhe jo personazhet VIP që kanë shumë vite karrierë në profesionet e tyre siç jemi mësuar të shohim çdo episod.

21:09
26 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Vijojnë te jenë të larta shifrat e infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

21:08
100 të arrestuar në Paris gjatë kaosit të protestave kundër ‘ligjit të sigurisë’ dhe islamofobisë (VIDEO+)

Kryeqyteti i Francës ishte sot përsëri skenë e përplasjee të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, teksa turmat mbushëm për të pestën javë radhazi rrugët e Parisit, kundër reformave të propozuara të sigurisë dhe ashpërsimin e forcës ndaj popullit.

21:04
Biden: SHBA i kthehet marrëveshjes së Parisit qysh në ditën e parë të mandatit tim

Presidenti i ri i zgjedhur Joe Biden ka paralajmëruar që Shtetet e Bashkuara në ditën e tij të parë të mandatit do t’i bashkohen marrëveshjes së Parisit për klimën, në kohën kur liderët shënojnë përvjetorin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare që ka për qëllim frenimin e ndryshimeve klimatike.

21:04
SHBA/ Vaksinimi për Covid-19 mund të fillojë të hënën

Shtetet e Bashkuara autorizuan përdorimin e vaksinës COVID-19 të kompanisë Pfizer të premten, me vaksinimet e para që priten brenda pak ditësh, duke shënuar një pikë kthese në një vend, ku sipas Universitetit Johns Hopkins, pandemia u ka marrë jetën më shumë se 295,000 njerëzve.

20:49
Shumë zhurmë, por s’ka asnjë gol! Derbi i Manchester-it 0-0

Derbi i qytetit të Manchester-it në futbollin anglez u mbyll me rrjeta të paprekura duke ruajtur status kuo-në e dy ekipeve në renditjen e premier Ligës, praktikisht me Junaitid me një pikë më shumë se Citizens.

20:46
Përfundon protesta për Klodianin/ Dita e 4-t, çfarë ndodhi sot!

Përfundoi protesta e nisur në 18:00 për vrasjen e të riut Klodian Rasha ndërsa rrugët e kryeqytetit janë boshatisur dhe ka rënë sërish qetësia. E megjithatë pas protestës së tensionuar, policia vijon me identifikimin e qytetarëve.

20:43
SHBA regjistron mbi 242 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 302.769, prej të cilëve 2.892 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

20:42
Kreu i OKB nxit të gjitha shtetet të shpallin emergjencën klimatike

Qeveritë e të gjithë botës duhet të shpallin gjendjen e emergjencës klimatike, derisa bota të arrijë nivelin e zero emetimeve të CO2, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në një samit me liderë botërorë.

20:40
Francë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 306 viktima dhe 13.406 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

20:29
Bota duhet të shpallë emergjencë klimatike, thotë OKB-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një “gjendje të emergjencës klimatike”. Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën.

20:15
Protestë për Klodian Rashën/ Plagoset në sy një tjetër polic, dërgohet menjëherë në spitalin “Nënë Tereza”

Një tjetër punonjës policie ka mbetur i plagosur në ditën e katërt të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv i “Shqiponjave”.

20:10
Ish-ministri britanik: Dislokimi i marinës për zonat e peshkimit, i papërgjegjshëm

Dislokimi i mjeteve ushtarake për mbrojtjen e ujërave britanike nga peshkatarët e huaj në rast të ‘Brexit’ pa marrëveshje me BE, është një veprim “jodinjitoz” tha sonte një ish-ministër i konservatorëve në pushtet.

20:06
19 viktima dhe 982 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi i ri.

20:05
Protesta në Tiranë/ Qetësohet situata pas dy orësh, policia kontrolle në rrugë

Pas rreth dy orësh situata në Tiranë është qetësuar.

19:47
Lagje e re në Durrës/ Rama dhe drejtuesi i kompanisë arabe inspektojnë zonën

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Muhammed El Alabbar, drejtuesin e kompanisë EMAAR Group nga  Emiratet e Bashkuara Arabe panë zonën nga ku do të ngrihet lagja e re e Spitallës në Durrës, pranë së cilës po ndërtohet edhe EkoParku i  këtij qyteti.

19:41
Çfarë nuk u pa! Protesta në foto deri tani, gaz lotsjellës dhe shoqërime

Prej orës 18:00 vazhdon protesta e qytetarëve për vrasjen e Klodianit, e cila fillimisht nisi paqësisht.

19:36
Gruas ‘më të vetmuar në botë’ i ndërtojnë shtëpi të re në malet e largëta të Rusisë (foto)

76 vjeçarja Agafya Lykova, jeton në malet e Siberisë në Rusi, dhe familja e saj ishte aq e izoluar sa që nuk e dinin që Lufta e Dytë Botërore kishte ndodhur. Manjati rus i aluminit Oleg Deripaska ka vendosur ta ndihmojë.

19:30
Letra e familjes Rasha: Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësi, por rrezikon jetë të tjera

Familja ka një lutje ndaj të gjithë djemve, që si shkruhet në letër, të rrëmbyer nga inatet e politikës, të mos manipulohen nga politika

19:26
Ndahen protestuesit/ Fshihen nëpër rrugicat e lagjeve, policia u qepet pas

Ndërkohë që protesta për Klodianin regjistron ditën e saj të katërt, trazira ka patur edhe sot.

19:25
Protestë në Elbasan, kryetari i Bashkisë del në rrugë dhe flet me protestuesit: Mos i shkatërroni koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore

Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave” ka përfshirë krahas Tiranës edhe qytetin e Elbasanit.

19:12
​Covid-19, Italia drejt një rekordi të ri

Italia shumë shpejt mund të rimarrë stafetën e padëshiruar të rekordit të viktimave të koronavirusit në Evropë.

19:10
Akuzat e socialistëve për sulmin ndaj selisë së PS-së në Shkodër, reagon PD-ja: Nxitja e kaosit i shërben vetëm Ramës

Pas reagimit të socialistëve Taulant Balla dhe Ilir Beqja, lidhur me protestën e zhvilluar në Shkodër për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave”, e cila përfundoi me një sulm ndaj selisë së PS-së, ka reaguar Partia Demokratike.

19:03
Protesta/ Policia shoqëron disa adoleshentë

Ndërsa ka rreth një orë që ka nisur protesta e qytetarëve për vrasjen e Klodianit, policia ka shoqëruar disa të rinj, adoleshentë.

19:02
Maniaku vret të dashurën dhe vëllanë e saj të vogël, sepse “shkonte me një tjetër” (fotot)

Një maniak akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllanë e saj nëntë-vjeçar, pasi ajo e kishte tradhtuar me një burrë tjetër.

18:59
Protestë edhe në Elbasan/ Hidhen kapsolla dhe shkatërrohet sinjalistika rrugore

Ditës së katërt të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, krahas Tiranës i është bashkuar edhe qyteti i Elbasanit.

18:53
Foto/ Protestuesit mësyjnë në rrugë, shkulin tabelat e rrugëve. Policia kundërpërgjigjet, hidhet gaz lotsjellës

Kanë nisur thirrjet e para nga protestuesit dhe hedhja e kapsollave të para.

18:52
Kujtohen viktimat e masakrës së Alikos. Katër të rinj u vranë në 12 Dhjetor 1990

U përkujtua me nderime 30 vjetori i masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku u vranë në kufi nga regjimi diktatorial në grahamat e tij të fundit, katër të rinj nga fshati Aliko.

18:45
“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit nisin marshimin, hidhen kapsollat e para

Kanë nisur thirrjet nga protestuesit dhe hedhja e kapsollave të para.

18:36
Erdogan: Pa Turqinë nuk mund të bëni asgjë/ Mitsotakis: BE bëri një hap me paralajmërimin për sanksione

Disa orë pas përfundimit të samitit të lartë të BE-së, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se shpreson që nuk do të ketë sfida të reja nga Turqia, në mënyrë që të krijohet një mjedis që do të lejojë rifillimin e kontakteve eksploruese të të dy palëve duke ç’tensionuar situatën në Mesdheun lindor.

18:36
14-vjeçarët në protestë: Sa kemi patur fuqi kemi qëlluar ndaj policisë

Ndërsa ka nisur dita e 4 e protestës, janë vënë re edhe minorenë në protestë.

18:29
Britania përgatit luftanijet për të mbrojtur të drejtat e peshkimit nga francezët

Ish-kreu i marinës së Britanisë ka thënë se vendi i tij ka të drejtë të dislokojë luftanijet për të ndaluar konfliktet me peshkatarët francezë, në rast të një “Brexit” pa marrëveshje me BE.

18:13
Dita e 4/ Mblidhen protestuesit në sheshin para kryeministrisë

Sot është dita e 4 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë.

18:09
Dikur u cilësuan si burrat më tërheqës në Tokë, si duken sot këta 18 VIP-a

Përgjatë dekadave, që prej 1985-ës, revista “People” nuk është ndalur së përzgjedhuri vit pas vit, burrin më joshës në planet.

17:52
Dortmund një dështim/ Humbje e bujshme në shtëpi 1-5

Pretendimet e Borusias së Dortmundit për titullin kampion në futbollin gjerman morën një goditje të fortë si në aspektin psikologjik ashtu dhe në diskutimin për renditjen.

17:50
Rusia do të marrë pjesë në manovrat detare të NATO-s për herë të parë në 10 vjet

Tridhjetë shtete do të marrin pjesë në manovrat detare në ujërat e Pakistanit vitin që vjen, duke përfshirë SHBA, Britaninë, Kinën e Japoninë.

17:45
Ministri serb e bën sërish: Bandat e ‘shiptari’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr

Ministri i Punëve të Brendshme (MUP) i Serbisë, Aleksandar Vullin, sërish e ka përdorur termin pezhorativ “shiptari” (shqiptari), duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilin termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

17:42
Bilanci në Kosovë/ 12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.

17:35
New York, disa të lënduar/ Me makinë në mes të protestuesve

Një makinë goditi dhjetëra persona që po protestonin në Nju jork të premten, duke shkaktuar lëndime por jo viktima. Një zëdhënës i departamentit të policisë së nju jorkut tha se mjeti goditi disa persona në zonën Murray Hill në Manhattan në orën 4.08 minuta të pasdites. Një numër i panjohur personash janë lënduar.

17:30
Letër publike e familjes Rasha: Një lutje ndaj të gjithë djemve, të rrëmbyer nga inatet e politikës, të mos manipulohen nga politika

Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.

17:27
Të jetosh në një kub/ Instalacioni i artistit francez

Një artist nga Marseja, Gaetan Marron, vjen me një instalacion të quajtur “Jo esenciale”.

17:27
Noti në Estoni, sporti “i rizbuluar” në izolim

Disa njerëz po gjejnë hobi të reja, të tjerë po vegjetojnë para televizionit, por njerëzit në Estoni kanë zbuluar një mënyrë shumë të pazakontë për të mbajtur moralin lart gjatë kufizimeve për koronavirusin: not në masë në ujëra thuajse të ngrira.

17:18
Kulla azteke e kafkave njerëzore shtang arkeologët në Mexico City (foto të rënda)

Një seksion i ri i zbuluar së fundmi në tempullin kryesor Aztec në Mexico City, raportohet se është ndërtuar me 119 kafka burrash, grash e fëmijësh.

17:18
U prek rëndë në pranverë/ Italia drejt një rekordi të ri

Italia shumë shpejt mund të rimarrë stafetën e padëshiruar të rekordit të viktimave të koronavirusit në Evropë.

17:09
Nuk është kurrë vonë… Gjyshja diplomohet bashkë me mbesën

Nuk është kurrë shumë vonë për të marrë një diplomë universitare.

17:04
Shumë raste në vend/ Kosovarët për ski në fundjavë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi. Sipas raportit ditor të institutit, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus.

17:01
Covid-19 ka një aromë… dhe qentë po e pikasin atë

Nuk është sekret që qentë kanë një aftësi të jashtëzakonshme nuhatëse. Ata janë përdorur më parë për të zbuluar drogat dhe armët nga forcat e policisë, por, misioni i tyre më i fundit është akoma më impresionues.

16:48
Protesta dhe sulmi ndaj selisë/ Balla në Shkodër: Sulm i urdhëruar që nga Tirana i Berishës, Metës, Kryemadhit e Bashës

Socialistët Taulant Balla dhe Ilir Beqja nga Shkodra reaguan për protestën që u zhvillua sot atje , që përfundoi edhe me sulmin ndaj selisë së PS.

16:45
Covid-19 në Shqipëri/ Sa persona humbën jetën dhe sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

12 humbje jete, 2734 testime, 384 të shëruar dhe 879 raste të reja- ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri, për 24 orët e fundit.

16:42
Stokholmi gri… asnjë rreze dielli këtë dhjetor

Ditët e dimrit janë zakonisht të shkurtra në Skandinavi, por Stokholmi ka qenë si jo zakonisht i errët këtë dhjetor dhe nuk ka regjistruar ende as edhe një orë të vetme diell deri më tani.

16:37
Nuk u identifikua kurrë! Vrasësi i Zodiakut, mesazhi i tij deshifrohet pas 51 vitesh

Thyesit e kodeve kanë mundur të zgjidhin një kodifikim me 340 karaktere, 51 vite pasi ai iu dërgua gazetës lokale të San Francisko-s, nga i ashtuquajturi vrasësi i Zodiakut.

16:33
“Tym i zi” në Bruksel, marina britanike nis patrullimin

Bisedimet tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian janë në orët e fundit të tyre. Liderët e të dyja palëve kanë paralajmëruar se ka pak gjasa që të arrihet një marrëveshje tregtare e pas Brexit-it brenda kësaj jave.

16:25
Voltana Ademi denoncon në Prokurori drejtuesit e policisë: Policia ndenji me duar në xhepa

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka denoncuar në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit, duke kërkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”.

16:16
Ndizen dritat e pemës/ Vatikan, ceremoni pa spektatorë…

Rreth 100 persona u mblodhën për ceremoninë e përvitshme të ndezjes së dritave në skenën e lindjes së Krishtit dhe pemës së Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

16:15
Veliaj nga Kavaja: Përpara ecet me drejtësi, jo me dhunë; mesazhi që mora nga familja e Klodit

Nga Golemi, ku ka vizituar Xhaminë e zonës, e cila sot u pajis me certifikatën e pronësisë pas disa vitesh në pritje, drejtuesi politik i PS për Kavajën, Erion Veliaj, përcolli një tjetër mesazh lidhur me protestat për vdekjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Ai pohoi se sot kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e të ndjerit.

16:12
Fier/ “Benz-i” përplas motoçikletën, ndërron jetë 60-vjeçari

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”.

16:05
Shkollë e re në Durrës/ Kryeministri inspekton punën për rindërtimin e shkollës “Bedrie Bebeziqi”

Kryeministri Edi Rama iu rikthye paraditen e kësaj të shtune, inspektimeve të rindërtimit kësaj here në Durrës, ku po ndërtohet shkolla e re 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” për 450 nxënës.

16:05
Mbretërorët në tapetin e kuq/ William e Kate nxjerrin fëmijët e tyre herët për Krishtlindje, në teatrin e pantomimës (Fotot)

Duka e Dukesha britanike e Cambridge nxorrën dje në publik tre fëmijët e tyre për sezonin e Krishtlindjeve, duke nisur me një teatër pantomime në qendrën artistike të Londrës.

15:58
Turizëm në hapësirë! Virgin Space teston avionin, Bieber dhe Di Caprio kanë rezervuar nga një shëtitje

Virgin Galactic do të kryejë një fluturim testues të një avioni turistik që do të lancohet nga një raketë.

15:50
Rrëzohet ligji që ndalonte perçet/ Gjykata Kushtetuese në Austri shfuqizon ligjin e miratuar vitin e kaluar

Gjykata Kushtetuese e Austrisë hodhi poshtë një ligj, të miratuar vitin e kaluar, që ndalonte shaminë në shkollat fillore, duke thënë se masa ishte kundërkushtetuese dhe diskriminuese.

15:46
Hidhen poshtë paditë e Trump-it/ Gjykata Supreme kundër zhvlerësimit të Biden-it

Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të iniciuar nga Teksasi dhe të mbështetur nga presidenti, Donald Trump, për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

15:40
Prindi “helikopter”/ Ekspertët këshillojnë se kur duhet të tërhiqemi nga mbrojtja e fëmijëve

Në përditshmërinë tonë hasim prindër që u rrinë si shqiponjë mbi kokë fëmijëve të tyre, janë më protektivë seç duhet. Në psikologji ky njihet si “prindi helikopter”. Por a është i shëndetshëm ky lloj prindërimi?

15:33
Dëbora zbardh juglindjen/ Në pistën e skive në Dardhë nis sezoni i sporteve dimërore

Mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë gjatë fundjavës ka bërë që të jene edhe më të shumtë ata që i drejtohen fshatit turistik.

15:33
Makina që nuk karikohet kurrë/ Shitet brenda 24 orëve mjeti i ri elektrik, me bateri diellore (Fotot)

Kompania me bazë në Kaliforni, Aptera hapi disa ditë më parë shitjet për automjetin e saj të ri solar-elektrik, dhe sipas kompanisë brenda 24 orëve të gjitha prototipet me cmim prej $26,000 ishin shitur.

15:28
“Festimet mund të kthehen në trishtim”/ Paralajmërimi i OBSH-së për rrezikun e rritjes së infektimeve

OBSH paralajmëroi se festimet e Krishtlindjes mund të shndërrohen në zi, nëse njerëzit do të dështojnë në respektimin e masave antiCovid gjatë sezonit festiv.

15:25
Gjermani, rreth 30 mijë infektime! Kërkohet bllokim i dytë para Krishtlindjes

Dhjetëra mijëra infektime, qindra të vdekur në ditë nga koronavirusi.

15:23
SHBA i jep lejen vaksinës Covid/ Vaksinimi nis brenda pak ditësh

Rregullatori amerikan i ilaçeve ka aprovuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë, Pfizer-BioNTech, për përdorim urgjent, duke hapur rrugë që vaksinimet e para të bëhen brenda ditësh.

15:19
“Edhe në spital i blemë ilaçet”! Prishtinë/ Rrëfimi i të shëruarit nga Covid: Shpenzova 2 mijë euro për barna

Fisnik Dërguti ishte në mesin e personave të infektuar me Covid 19, që zgjodhi të trajtohet në shtëpi.

15:16
Turizmi, 904 milionë euro më pak/ Por jashtë u shpenzuan 717 milionë euro më pak

Bllokimi i kufijve dhe masat e tjera kufizuese kanë bërë që të ardhurat e turizmit të huaj të pësojnë një rënie të fortë gjatë 9-mujorit të këtij viti.

15:12
80 mln dollarë nga Banka Botërore/ Ndihmë për rimëkëmbje ekonomike nga pandemia dhe tërmeti

“Banka Botërore do të mbështesë Shqipërinë me një program prej 80 milionë dollarë. Janë para që do të ofrohen në formën e kredisë dhe që janë planifikuar të shkojnë për zgjerimin e burimeve ekonomike të ringritjes së vendit pas Covid-19.”

15:10
Rama: Iliri dhe Saliu ta harrojnë/ Reagon Kryeministri: Po përdoren fëmijët si kamikazë

Aktet e dhunës në protestën e Shkodrës ku u përdorën edhe disa minorenë, kryeministri Edi Rama i ka krahasuar si veprime të ngjashme me ato të një organizate terroriste në Afrikë.

15:04
Krujë/ 10 të arrestuar e 3 në kërkim, kultivim e trafikim kanabisi

Dhjetë  shtetas janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. 

14:38
Manastirliu: Barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID-19

Pavarësisht nëse qytetarët janë të siguruar apo jo, do të kenë mundësinë të marrin vaksinën ati-Covid.

14:05
Voltana Ademi merr pjesë në protestën e Shkodrës: E revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje

Voltana Ademi, e cila mori pjesë në protestën e sotme në Shkodër në një postim tha se është e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.

13:29
Akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Plaurent Dervishaj

Plaurent Dervishaj, shqiptari i shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005, është arrestuar nga Interpol ABU DHABI në Emiratet e Bashkuara Arabe.

13:24
Puthjet e para të “Për’puthen” i shihni sonte në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën!

Sonte “Shiko Kush LUAN” është një puntatë në tentativë për çifte dhe këtë na e zbuloi vetë autorja dhe moderatorja e spektaklit Luana Vjollca.

13:22
Sulm selisë së PS në Shkodër/ Rama: S’ka prind që ta pranojë këtë abuzim me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të selisë së PS-së në nga një grup të rinjsh sot në Shkodër gjatë protestës.

13:16
Devijon protesta në Shkodër, qytetarët thërrasin njëzëri “Poshtë Diktatura”

Pas djegies së objekteve në selinë e PS-së, policia ka mbërritur në vendngjarje e mobilizuar duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

12:57
Rama: Iliri e Saliu ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është kundërvënë presidentit llir Meta ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter.

12:35
Protestë e dhunshme në Shkodër/ Një grup të rinjsh i vënë zjarrin selisë së PS-së (Fotot)

Protesta e sotme në Shkodër, nga një marshim paqësor ka devijuar në dhunë, djegie e shkatërrim të çdo gjëje që qytetarëve u ka dalë përpara.

12:25
Protesta në Shkodër, shkatërrohet selia e PS-së, thyhen xhamat e dera

Protesta në Shkodër filllimisht nisi e qetë, por më pas qytetarët kanë shkatërruar selinë e PS-së duke thyer xhamat me gurë e shkopa.

12:11
Marshim në Shkodër me pankarta në duar në ditën e katërt të protestës

Sot është dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër.

12:02
Makina përfshihet nga flakët në rrugën e Elbasanit

Një makinë është përfshirë nga flakët në Fakultetin e Histori-Filologjkut ditën e sotme, si pasojë e një shkëndije elektrike.

11:57
Protestë në Shkodër/ Qytetarët sulmojnë me gurë selinë e PS

Nis protesta paqësore në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës.

11:54
FOTO/ Veliaj vizitë ngushëllimi në familjen Rasha

Pas kryeministrit Rama, mengjesin e sotëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

11:20
“Vetëvrasjet Covidiane – Fenomen shqiptar?”

Mes lajmeve për Pandeminë, jetëve të marra nga koronovairusi, një fenomen që po shqetëson shqiptarët me këto kohë janë vetëvrasjet e pacientëve të diagnostikuar me Covid, duke u hedhur nga ballkonet e spitaleve, çka të bën të mendojmë për një përkeqësim të përjetimit psiko-emocional të tyre ndaj këtij virusi, në ditët e sotme?

11:17
Protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës/ Arrestohen 25 qytetarë, 130 nën hetim

25 qytetarë janë arrestuar dhe 130 po hetohen në gjendje të lirë pas protestës së djeshme në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.

11:05
Banka Botërore jep 80 mln dollarë hua për rimëkëmbjen ekonomike

Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë me 80 milionë dollarë për tu rimëkëmbur ekonomikisht në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.

10:55
Arrestohet autori i 10 vjedhjeve në Durrës

Një 48 vjeçar dyshohet të jetë autori i të paktën 10 vjedhjeve në Durrës, të ndodhura muajt e fundit.

10:48
Nju Jork/ Makina hyn në protestën Black Lives Matter, disa të plagosur

Një automjet hyri në një turmë prej rreth 50 vetash gjatë një proteste të “Black Lives Matter” të premten pasdite në Manhatan, duke plagosur një numër personash, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

10:41
Stresi arratiset në Kosovë, tregon se si doli nga protesta me makinë funerali

Reperi shqiptar  Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës është arratisur në Kosovë.

10:32
“Të rinjtë në aktualitetin politik”, Meta: Shqipërisë i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh

Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme se vendit i duhet një ndryshim i madh dhe kjo mund të arrihet vetëm nga të rinjtë.

10:22
Organizoi festë familjare, policia mbyll lokalin e gjobitur më parë në Krujë

Një lokal në Krujë është mbyllur pasi organizoi një festë familjare në kundërshtim të masave anti-Covid.

10:15
Në terren pas protestës, ambasadorja e Suedisë u bashkohet punonjësve të bashkisë

Pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, kryeqyteti ditën e sotme është rikthyer në normalitet.