Hidhen poshtë paditë e Trump-it/ Gjykata Supreme kundër zhvlerësimit të Biden-it

12/12/2020 15:46

Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të iniciuar nga Teksasi dhe të mbështetur nga presidenti, Donald Trump, për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

Gjykata deklaroi se Teksasi nuk ka të drejtë ligjore për të ndërhyrë në mënyrën se si shtetet e tjera zhvillojnë zgjedhjet. Të katër shtetet – Pensilvania, Xhorxhia, Miçigani dhe Uiskonsini – i kishin bërë thirrje Gjykatës Supreme të refuzonte sfidën ligjore, duke thënë se çështja nuk kishte asnjë bazë faktike dhe ofroi pretendime “false”.

Më shumë se 20 avokatë të tjerë të përgjithshëm nga shtetet, gjithashtu paraqitën një kërkesë të shkurtër duke kërkuar që gjykata të refuzojë procesin gjyqësor, i cili synonte në thelb të hiqte të drejtën e dhjetëra miliona votuesve. Vendimi i Gjykatës Supreme i dha fund edhe asaj që tashmë ishte një shans i vogël për Trumpin dhe aleatët e tij që të përmbysin rezultatin zgjedhor.

Dhjetëra përpjekje të tyre janë hedhur poshtë sistematikisht nga gjykatësit në mbarë vendin. Më 14 dhjetor, do të zhvillohet votimi në Kolegjin Zgjedhor, duke zyrtarizuar fitoren dërrmuese të Bidenit. Ekspertët ligjorë kishin parashikuar që Gjykata Supreme do të hidhte poshtë padinë në Teksas.

Top Channel