Maniaku vret të dashurën dhe vëllanë e saj të vogël, sepse “shkonte me një tjetër” (fotot)

12/12/2020 19:02

Një maniak akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllanë e saj nëntë-vjeçar, pasi ajo e kishte tradhtuar me një burrë tjetër.

32 vjeçari Akshin Guseinov, nga Armavir në Rusi, vendosi në një vaksë trupin e përgjakur të së dashurës së tij, 26 vjeçares Viktoria Makarova, dhe më pas shkoi në shtëpinë e saj ku i vrau të vëllanë Dmitry.

Guseinov raportohet se kreu krimin çnjerëzor sepse Viktoria, me të cilën tha se kishte në plan të martohej, i tregoi se shoqërohej me një tjetër burrë të quajtur Jury.

Biznesmeni kishte dërguar më pas videon e vrasjes në një rrjet lajmesh online, ku pranonte dhe krimet. Ai thoshte se e dashura kishte pranuar “tradhtinë” me personin tjetër dhe se kishte vrarë qëllimisht vëllanë e saj fëmijë.

Disa pamje e tregonin vrasësin që largohej me makinën e të dashurës në fshatin bregdetar Dzhubga.

Personi tjetër me të cilin Viktoria takohej tha se ishte i shokuar nga ajo që ndodhi dhe se nuk e kishte idenë se ishte pjesë e një trekëndëshi dashurie.

Kur u pyet për situatën ai tha: “Viktoria ishte shumë e afërt me mua por u shokova nga kjo që ndodhi. Unë isha po aq i tronditur sa ai. Ai më mori në telefon dhe më tha ‘do të tmerrohesh nga ajo që do të ndodhë tani’”.

Para vrasjeve makabre Guseinov zotëronte disa biznese në ndërtim dhe turizëm. Ai justifikohej se po planifikonte te ardhmen me Viktoria para se te mesonte per tradhtine.

FOTO GALERI
1/4
32 vjeçari Akshin Guseinov ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllanë e saj nëntë-vjeçar

Top Channel