Dortmund një dështim/ Humbje e bujshme në shtëpi 1-5

12/12/2020 17:52

Pretendimet e Borusias së Dortmundit për titullin kampion në futbollin gjerman morën një goditje të fortë si në aspektin psikologjik ashtu dhe në diskutimin për renditjen.

Skuadra verdhezi u dorëzua në mënyrë të bujshme brenda mureve të shtëpisë, duke humbur me shifrat katastrofike 1-5 kundër Shtutgartit.

Pas 26 minutash lojë, Uamangituka i dha epërsinë Shtutgartit, por pa shkuar në pushim, amerikani Reina riktheu epërsinë në stadiumin Signal Iduna Park. Mbrojtja e Dortmundit në një ditë të keqe lejoi shumë herë rrezikun pranë portës dhe skuadra mike e shfrytëzoi në 4 raste të tjera pas pushimit. Uamangituka i dha avantazhin sërish Shtutgartit, ndërsa Forster, Kulibali dhe Gonzales e rënduan bilandin e Borusias në një festival golash që pritej për padronët e shtëpisë, por aspak për ekipin vizitor.

Mynshengadbah barazoi 1-1 me Hertën e Berlinit, Frajburg mundi 2-0 Arminian e Bilefeldit Lajpcig, fitoi 2-0 me Verder Bremen, ndërsa Maijnz u dorëzua në shtëpi 0-1 përballë Këlnit.

Top Channel