Voltana Ademi merr pjesë në protestën e Shkodrës: E revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje

12/12/2020 14:05

Voltana Ademi, e cila mori pjesë në protestën e sotme në Shkodër në një postim tha se është e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.

Ajo tha se nuk është pro arbitraritetit dhe se nuk mbështet veprimin e të rinjve që sulmuan selinë e PS.

“Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet. Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim. Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit. Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, tha ajo.

Top Channel