Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u është drejtuar me një mesazh të rinjve dhe profesionistëve të interesuar për t’iu bashkuar shërbimit diplomatik shqiptar, duke i ftuar të shfrytëzojnë dy ditët e fundit të afatit të aplikimit për vendet e lira të punës në MEPJ.
Duke theksuar se diplomacia shqiptare po ndryshon bashkë me vendin dhe po përgatitet për të qenë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian, ministri nënvizon nevojën për profesionistë të përgatitur, me integritet, kurajë dhe horizont evropian.
“Nganjëherë, njoftime të tilla kalojnë pa marrë gjithë vëmendjen që meritojnë. Mos e humbisni këtë mundësi!
Edhe dy ditë për të aplikuar për ata që janë tashmë pjesë e administratës publike. Edhe pesë ditë për këdo tjetër, brenda apo jashtë vendit.
Për të provuar veten, aftësitë, dijet dhe ambicien tuaj. Për të konkurruar dhe për të fituar mundësinë që të bëheni pjesë e skuadrës sonë diplomatike.
Një diplomaci që po ndryshon bashkë me Shqipërinë. Një diplomaci që sot përfaqëson vendin tonë dhe nesër do të jetë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Na duhen të rinj e të reja të përgatitur, profesionistë, me integritet, kurajë dhe horizont evropian. Njerëz që dinë të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht, por edhe të krijojnë mundësi për të.
Shqipëria ka nevojë për më të mirët e saj. Nëse besoni se jeni një prej tyre, aplikoni”, shkruan ministri Hoxha.
Nganjëherë, njoftime të tilla kalojnë pa marrë gjithë vëmendjen që meritojnë.
Mos e humbisni këtë mundësi!
Edhe dy ditë për të aplikuar për ata që janë tashmë pjesë e administratës publike.
Edhe pesë ditë për këdo tjetër, brenda apo jashtë vendit.
Për të provuar veten, aftësitë, dijet dhe ambicien tuaj. Për të konkurruar dhe për të fituar mundësinë që të bëheni pjesë e skuadrës sonë diplomatike.
Një diplomaci që po ndryshon bashkë me Shqipërinë.
Një diplomaci që sot përfaqëson vendin tonë dhe nesër do të jetë pjesë e diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Na duhen të rinj e të reja të përgatitur, profesionistë, me integritet, kurajë dhe horizont evropian. Njerëz që dinë të përfaqësojnë Shqipërinë denjësisht, por edhe të krijojnë mundësi për të.
Shqipëria ka nevojë për më të mirët e saj.
Nëse besoni se jeni një prej tyre, aplikoni!
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) November 19, 2026
Top Channel