Top News – Trump ‘merr’ Grenlandën / Danimarka ratifikon marrëveshjen për sigurinë
19/11/2026 11:51

Të enjten, parlamenti i Danimarkës ratifikoi në mënyrë unanime një marrëveshje sigurie me presidentin amerikan Donald Trump, e cila përfshin Grenlandën. Kjo lëvizje synon t'i japë fund një përplasjeje lidhur me të ardhmen e ishullit në Arktik, situatë e cila kishte tensionuar marrëdhëniet transatlantike. SHBA-ja, Danimarka dhe Grenlanda e nënshkruan marrëveshjen në shtator për të zgjidhur tensionet, pasi Trumpi kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të merrte nën kontroll ishullin e pasur me minerale, një territor danez me vetëqeverisje, ku jetojnë 57,000 banorë. Sipas të dhënave parlamentare, marrëveshja u mbështet nga 109 ligjvënës danezë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër. Marrëveshja nuk kërkon miratim nga Senati amerikan. Pas votimit të së enjtes në Kopenhagen, ky pakt ekzekutiv do të hyjë në fuqi sapo Ministria e Jashtme daneze të njoftojë SHBA-në, përmes një note diplomatike, se procedurat kanë përfunduar. Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në Grenlandë, duke përfshirë lejen për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes raketore të njohur si "Golden Dome" ndërsa riaffirmon sovranitetin danez dhe të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje. Refuzimi i Trumpit për të përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë ishullin, shkaktoi një krizë diplomatike brenda NATO-s në janar, duke detyruar Danimarkën dhe Grenlandën të hynin në negociata intensive që zgjatën me muaj. Parlamenti i Grenlandës e ratifikoi marrëveshjen gjatë këtij muaji.

Top News – Ura e Putinit në fund të detit… / Ukraina, zjarr e tërbim, sulmon përsëri gjatë natës
19/11 11:55
Top News – Trump e quan Putinin “miku im” / Bashkë me Xi Jinping, pritet të kërkojnë fundin e luftës
19/11 11:54
Top News – Trump ‘merr’ Grenlandën / Danimarka ratifikon marrëveshjen për sigurinë
19/11 11:51
Top Channel/ Italia, plani: Mosha e pensionit 64 vjec, 300 euro për shërbimet dentare mbi 75 vjeç
19/11 11:46
Top Channel/Gjermania ul taksat e energjisë, vendos çmim tavan për karburanti: “E mbajtëm fjalën”!
19/11 11:29
Top Channel/ Samiti trepalësh në Kinë, Trump: Vladimirin e kam shok, bashkë do bëjmë gjëra të mëdha!
19/11 11:28
Top News- Rusia drejt një krize nafte/ Sulmet ukrainase përgjysmojnë punën në rafineritë kryesore
18/11 22:50
Top News- “Këtu nuk vijën dronët”, lufta zhvendoset nën tokë në Ukrainë, “braktisen” llogoret
18/11 22:30
Top Channel/ Be “ultimatum” Anglisë: Vendos nëse rikthehesh në Union
18/11 22:18
Top Channel/ Sulmi ndaj urës së Krimesë, një gjenialitet ushtarak
18/11 22:16
Top News – Përpjekjet për paqe mes Rusisë e Ukrainës/ Witkoff dhe Kushner takime në Berlin
18/11 22:10
Top News- Bullgaria nën sulm kibernetik për 5 vite/ Vidhen dokumente pa u diktuar nga autoritetet
18/11 22:00
Top News – Alarm për bombë në avionin rus/ Mbi 60 pasagjerë të evakuuar nga kërcënimi i rremë
18/11 21:40
Top News- “Cigarja IQOS dëmton enët e gjakut dhe ADN-në”, Studimi: Mjafton pak minuta përdorim
18/11 21:20
Top News- BE kredi 45 miliardë euro për Ukrainën/ 4 shtete paralajmërojnë se nuk do të financojnë
18/11 21:19
Top News- Sulme të reja izraelite në Gazë/ Bombardime dhe goditje me dronë, tre palestinezë të vrarë
18/11 21:10
Top News – Trump pritet me ceremoni madhështore. Shtrëngim duarsh e përqafime me Xi Jinping
18/11 20:10
Top Channel/ Samiti i tre fuqive, Putin provokon: BE pësoi një rënie poshtëruese
18/11 20:07
Top News – ‘Mos e ngacmoni’ Kremlinin! SHBA i kërkon Evropës, Gjermania reagon keq
18/11 16:35
Top News – Rusi-Ukrainë, 10 operacione humanitare / Zelenski propozon operacione të reja evakuimi
18/11 15:25