E martë, 30 Mars 2021
15:02
Berlini dhe Kanadaja ndalojnë AstraZeneca-n nën moshat 55 vjeç

Grupi i spitaleve shtetërore Charite dhe Vivantes, në Berlin kanë ndalur vaksinimin e grave nën 55 vjeç me AstraZeneca.

15:01
Do vaksinohen 40% për tre muaj/ Silva Bino lajmëron që fundi i muajit qershor do të sjellë lehtësim

Ekspertja e të gjithë procesit të vaksinimit që po kryhet në vendin tonë siguron qytetarët se vaksina Sinovac ka të dhëna optimiste në lidhje me efektshmërinë në popullatë dhe ajo pritet të parakualifikohet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këto ditë.

14:52
Arrestohen 3 shoferë, ndëshkohen 1456 të tjerë

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

14:48
Transparency International/ Raport mbi kapjen e shtetit në Shqipëri

Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan një raport mbi situatën në Shqipëri, në të cilën analizohej kapja e shtetit, korrupsioni i lartë dhe ligjet me porosi.

14:44
Tavo bën kallëzim në Prokurori: Një individ ka përdorur emrin tim dhe ka ofruar para për të blerë votën në Gjirokastër

Vangjel Tavo, kandidati për deputet që udhëheq listën e LSI në qarkun e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj një personi, i cili ka përdorur emrin e tij dhe ka shkuar në disa shtëpi banorësh duke ofruar para në këmbim të votës.

14:39
LDK-ja merr pjesë në votimin për presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

14:33
Shtyhet seanca e Zani Çaushit, kërkoi ndryshimin e sigurisë në burg

KORÇË – Shtyhet seanca e Zani Çaushit për në datën 14.04.2021 pasi është paraqitur një raport i vlerësimit të rrezikshmërisë të të dënuarit dhe kjo kërkon kohë për palët që të njihen me raportin.

14:25
Rikandidimi i Doshit, Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA-ve

Në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme i tha sot Zërit të Amerikës, se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 Prillit

14:19
Biznesmenia rrëfen historinë me Boris Johnson: Flija me të sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi

Biznesmenia amerikane Jennifer Arcuri ka folur publikisht për lidhjen me Boris Johnson duke thënë se flinte me të sa herë që ish gruaja e tij Marina Wheeler nuk ishte në shtëpi.

14:15
Zani Çaushi mbërrin në gjykatën e Korçës, kërkon ndryshimin e llojit të sigurisë në burg

Korçë – Mbërrin në dyert e gjykatës së Korçës, Zani Caushi.

14:11
I apasionuar pas futbollit dhe stolive ushtarake/ Kush ishte Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala?

Në kujtim të Arjan Salës, i cili humbi jetën pasi shpëtoi 25 persona në zjarrin e qendrës tregtare, xhaxhai flet për jetën e tij përtej punës.

13:55
Presidenti Ilir Meta kthen ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit

Presidenti Ilir Meta ka kthyer  në Kuvend ligjin nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

13:53
Rama për fushatën e Bashës: O lula, jam i frikësuar për njerëzit që i bëni mish për top në grumbullime

Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, i cili ka mbledhur dhjetëra njerëz gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Aty u grumbulluan simpatizantët e PD-së duke mos respektuar rregullat e Covid-19 si dhe nuk mungoi vargu me makina që shoqëronte kreun e opozitës.

13:29
Deri në maj, Kosova merr edhe mbi 76 mijë doza të vaksinës

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, njoftoi se Kosova do të furnizohet me 76,800 doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 deri në muajin maj.

13:17
EMRAT/ Kush janë katër të rinjtë që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike në Rrëshen

Katër të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në qytetin e Rrëshenit.

13:08
Rrëmbimet në Turqi ishin të rreme? Arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian. Ja çfarë dëshmoi e dashura e biznesmenit

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se inskenonin rrëmbime dhe personat që bashkëpunonin me ta i rekrutonin për ISIS.

12:59
Nga bluzat e thjeshta te veshjet e tejdukshme dhe shumëngjyrëshe, si ka ndryshuar stili i Harry Styles ndër vite

Harry Styles është një nga artistët më të përfolur për paraqitjet e tij në evente të mëdha dhe stili i tij ka ndryshuar në mënyrë drastike, me kalimin e viteve.

12:49
“Dy botë”/ Rama poston fotot nga “mittingu” i PD-së në Fier: Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto gjatë takimit të Kreu të PD-së Lulzim Basha në Fier, ku shihen shumë qytetarë të cilët janë grumbulluar për ta  mbështetur edhe pse në një kohë pandemie ku grumbullimet nuk janë të lejueshme.

12:41
“Sot shkojmë në 100 mijë vaksinime në total”/ Rama: Mund të vaksinojmë edhe 30 mijë persona në ditë…

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme kanë qenë të pranishëm në qytetin e Laçit, ku ka vijuar vaksinimi masiv i të moshuarve.

12:29
Garë armatimesh me SHBA/Rusia përgatit raketën e re hipersonike

Ushtria ruse njoftoi se do të testojë një raketë të re hipersonike në detin Barenc, në një kohë kur fuqitë e mëdha botërore janë përfshirë në një lloj për të të treguar kush zotëron armët më të fuqishme që do të përcaktonin fatin e fushëbetejave të së ardhmes.

12:27
Muze për Sterjo Spassen/ Projekt shqiptaro-maqedonas në shkollën në Pustec ku mësoi shkrimtari

Shkolla ku mësoi shkrimtari i njohur Sterjo Spasse në fshatin Gollomboc në Pustec është duke u kthyer në muzeun e parë të kësaj zone.

12:24
Grumbullimi i U21/ Trajneri Bushi i kënaqur me futbollistët e rinj

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve prej ditësh është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi në kuadër të përgatitjeve për fazën kualifikuese të euro 2023 të kësaj grupmoshe që Shqipëria do ta nisë me ndeshjen ndaj Andorrës.

12:11
Sfidat e kandidatëve të Tiranës, Çomo: Një vit plot mund e dhimbje

Paneli i dytë i kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, prezantuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishin Najada Çomo, Alket Pëllumbi, Fidel Ylli, Plarent Ndreca, Romina Kuko e Halit Valteri.

12:11
Optimizëm nga Italia/ Draghi: Në korrik, arrihet imuniteti në të gjithë Europën

Ashtu si kancelarja gjemane, Angela Merkel me krerët e landeve, edhe kryeministri Italian, Mario Draghi i ka drejtuar një thirrje rajoneve duke i kërkuar të punojnë të gjithë së bashku, si mënyra e vetme për të fituar betejën mbi koronavirusin.

12:05
Nis vaksinimi në Kosovë/ Të parët punonjësit shëndetësorë, pastaj të moshuarit dhe të sëmurët

Procesi i vaksinimit nis sot zyrtarisht në Kosovë, nga klinika Infektive në Prishtinë ndërsa në komuna, do të zhvillohet më vonë gjatë javës.

12:01
Laç/ Rama inspekton procesin e rindërtimit: Kjo është lagjia e re më e bukur e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e rindërtimit në lagjen e re, Zonën 1 dhe Zonën 2 të qendrës së qytetit.

11:55
Traktati i pandemisë/ Firmosin 20 udhëheqës, mes tyre edhe Rama

Pandemia e koronavirusit ka shtyrë më shumë se 20 liderë botërorë të bëjnë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën të përgatitet ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen.

11:52
Çmendet moti në Angli/ Nxehtë si në Ibiza, pastaj borë 

Britanikët kanë vërshuar në plazhe për të shijuar temperaturat e larta rekord të muajit mars teksa kufizimet e koronavirusit u zbutën në mbarë vendin.

11:44
Vuçiç ngacmon sërish: Po të njihja Kosovën, do të merrja Nobelin e Paqes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

11:44
“Ndjej keqardhje për PD”/ Halit Valteri: Vajza ime Hera, arsyeja e vërtetë që iu bashkova Partisë Socialiste

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit braktisi mandatet në Kuvend, ka rrëfyer gjithçka e ka bindur t’i bashkohet kësaj force politike.

11:38
Ndryshimi i poleve të Tokës/ Zhduku neandertalasit, mund të ndodhë sërish 

Ndryshimi i poleve të Tokës, së bashku me një dëmtim të përkohshëm të fushës magnetike të saj rreth 42,000 vjet më parë, mund të ketë qenë shkaku i një zinxhiri ndryshimesh mjedisore, stuhish diellore dhe sipas një studimi të ri, edhe të zhdukjes së Neandertalasve.  

11:36
Pamjet me dron/ Punimet tek “Sheshi Shqiponja” drejt përfundimit, ARRSH: Së shpejti hapim tunelin nr.3

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se së shpejti do të hapet edhe tuneli nr.3 tek Sheshi Shqiponja, duke lehtësuar kështu trafikun që krijohet prej disa muajsh në hyrje të Tiranës .

11:31
Makth në familje/ Arrestohet shqiptari, rrahu gruan me rrip dhe lidhi djalin me zinxhir në makinë për ta goditur

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ushtonte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

11:28
Vlashent Sata flet për bashkëjetesën me Dojnën: Ka momentet e veçanta dhe të sikletshme…

Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku.

11:16
Plagosi me thikë një person në Durrës, arrestohet në Mat autori! Në pranga edhe tre persona të tjerë

Dibër/Mat – Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje” është arrestuar nga uniformat blu.

11:03
Vijon vaksinimi në Durrës/ Të moshuarit +80 do të marrin dozën e parë të vaksinës kineze

Vaksinimi në Durrës po vijon në të gjitha qendrat shëndetësore.

11:01
Përdhunoi 43-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, lihet në burg 20-vjeçari

Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i cili akuzohet abuzim seksual me 43 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

11:01
 “Nuk e imagjinoj veten shtatzënë”/ Demi Lovato planifikon të birësojë një fëmijë

Demi Lovato foli më shumë për planet e saj për të ardhmen dhe për të krijuar familje.

10:46
“Jam e bezdisura e familjes”, Çomo rrëfen vështirësitë e punës në spital: Ne qajmë aty brenda

Prezantimi i kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit vijon të bëhet nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

10:33
Ka përdorur gjak njerëzish në këpucët e modifikuara, “Nike” padit “Satan Shoes”

Kompania e këpucëve “Nike” po padit “Brooklyn MSCHF”, për një palë të atlete të “Satan Shoes” që përmbajnë një pikë gjaku të vërtetë njerëzor.

10:33
Pamjet/ Minutat e fundit të jetës, momenti kur Arjan Sala shpëton kolegët por vetë bllokohet në magazinë

TIRANË – Top Channel ka siguruar pamjet ku Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala vrapon drejt vatrës së zjarri për të shpëtuar jetën e punëtorëve por vetë bllokohet në magazinë teksa luftonte për të shuar flakët.

10:30
Durrës/ Të moshuarit +80 mezi presin të bëjnë vaksinën, mbushin plot qendrën shëndetësore

Interesi i të moshuarve mbi 80 vjeç për të bërë vaksinën ka qenë i lartë në këtë qendër.

10:17
A do të kishte shpëtuar Arjan Sala nëse do ishin pajisjet e duhura? Ja si përgjigjet kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami ka folur për zjarrin në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala.

10:15
TCH siguron pamjet, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar jetët e punëtorëve

TIRANË- Top Channel ka sigurua videon e momenteve të fundit të Arjan Salës i cili vrapon për tu futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët.

10:12
Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë martuar fshehurazi? Çfarë e nxori ‘zbuluar’ çiftin

Zayn Malik dhe Gigi Hadid tashmë janë prindër të një vajze, por bashkëpunëtori i tij, Ingrid Michaelson ka pohuar se ata janë martuar në fshehtësi të plotë.

10:00
“62% më pak infeksione vetëm pas dozës së parë me AstraZeneca”

LONDËR– Një dozë e vetme e një vaksine koronavirus siguroi “mbrojtje thelbësore” tek banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit në Angli, deklaruan studiuesit.

09:59
“100 arritje në 4 vite”/ Rama: 38 xhami dhe kisha të restauruara dhe të shpëtuara prej rrënimit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se vitet e fundit në vendin tonë janë restauruar xhami dhe kisha.

09:57
Vijon vaksinimi masiv/ Manastirliu publikon videon, të moshuarit falenderojnë: Vepër e madhe

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videoje, ndau emocionet e të moshuarve të cilët janë vaksinuar, ndërkohë që vaksinimi masiv vijon në ditën e tretë në të gjithë vendin.

09:38
Berat/ Arrestohen për drogë dy persona në kërkim një tjetër

Berat -Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Beratit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për drogë.

09:26
Drogë dhe plagosje me thikë, arrestohen dy persona në Durrës

Durrës – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

09:21
KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të përcaktojnë sot se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

09:15
Kosovë/ Sot fillon vaksinimi i mjekëve në Klinikën Infektive

Sot do të filloj vaksinimi antiCOVID-19 në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur gjatë ditës së hënës kur edhe filluan përgatitjet për vaksinim.

09:13
OKB kërkon nga SHBA-ja të udhëheqë planin e vaksinimit global

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres tha se për t‘i dhënë fund pandemisë së COVID-19 ka nevojë për një plan të vaksinimit global dhe kërkoi nga SHBA-ja që të udhëheqë këtë plan

09:11
Sot konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt

Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë.

09:09
Blinken: Të mos politizohet ndihma për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se, ndihma humanitare për Sirinë nuk duhet të shëndrohet në një çështje politike.

09:05
Merkel, Macron dhe 20 liderë botërorë Traktat PostPandemi, firmos edhe Rama

Kryeministri Edi Rama firmosi bashkë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe 20 liderë të tjerë të botës apelin për një marrëveshje postpandemi.

08:33
Pas Ardian Çapjas, RENEA arreston në Elbasan Ardi Çekanin

Pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, policia ka njoftuar se ka vënë në pranga edhe Ardi Çekani, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

08:20
Hyjnë në fuqi gjatë Ramazanit, Erdoğan njoftoi masat e reja kundër COVID-19

Gjatë Ramazanit, presidenti Erdoğan tha se në të gjithë Turqinë bizneset siç janë restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë në modelin e sportelit, respektivisht do të jenë të hapura vetëm të marrë ushqimin me vete

08:18
Nga droga e mashtrimi tek grabitjet, arrestohen 8 persona në Tiranë

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

08:13
Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Edhe pse Ever Given sërish mund të lëvizë, tregtia botërore do t’i ndjejë gjatë pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit. Zinxhirët e furnizimit janë stërngarkuar edhe për shkak të Coronës, thotë Henrik Böhme.

08:11
Në vitin 2020 në Gjermani erdhën më pak të huaj

Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 përqind në vitin 2020. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kjo është rritja më e vogël në dhjetë vitet e fundit.

07:45
88.6 mijë të dypunësuarve u “ulen” pagat: Duhet të…

Të gjithë të punësuarit, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, pavarësisht shumës që janë paguar në secilën prej tyre, do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021. Kjo do të sjellë automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi do të përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).

07:31
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

06:58
Sfidat para gjigandëve të teknologjisë së medias sociale

Facebook-u punësoi njerëz për kontrollimin e fakteve, Twitter u ka shtuar paralajmërime postimeve dhe Google hoqi videot nga platformat, por për kompanitë teknologjike, dezinformimi është një problem që nuk po zhduket. Kompanitë gjigande të medias sociale po përballen me presion gjithnjë e në rritje për të kufizuar e keqinformimet ndërsa ligjvënësit amerikanë po diskutojnë për rregullore të reja.

06:32
Studimi/ Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

06:06
6 sëmundjet që reflektohen në fytyrë, njihuni me shenjat paralajmëruese

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura. Mjekët refuzojnë të japin diagnoza nëpërmjet simptomave të dukshme dhe për këtë arsye ata këshillojnë vizita me pacientët ose të sëmurët.

05:40
Tretja e mirë apo e keqe/ Si ndikon në peshën tuaj dhe çfarë të bëni

Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Paraqitjen e tyre të jashtme zakonisht ia atribuojnë metabolizmit, pra tretjes, por kjo sipas ekspertëve nuk është e vërtetë.

05:15
Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.

03:59
Austri, Vjena “mbyllet” deri në javën e ardhshme

Vjena planifikon të zgjasë “mbylljen” e Pashkëve për pesë ditë, deri në javën e ardhshme, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober.

03:33
Biden: Deri më 19 prill, 90% e të rriturve në SHBA kualifikohen për vaksinën

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën të mos nënvlerësojnë masat e kujdesit për të frenuar pandeminë, ndërkohë që SHBA po përjeton një rritje të infektimeve në të gjithë vendin.

03:10
Shefi i Ndrangheta-s arrestohet pas 14 vjetësh në arrati

Shefi i mafisë kalabreze, Francesco Pelle (43), u arrestua sot në Lisbonë pas një kërkimi 14-vjeçar nga policia, raporton agjencia e lajmeve italiane Ansa.

02:44
Turqia regjistroi mbi 32 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 32.404 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.325 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,24 milionë.

02:21
Ndihmat në Siri, OKB kërkon 10 miliardë dollarë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare grumbullimin e 10 miliardë dollarëve për nevojat urgjente të ndihmës humanitare për 24 milionë sirianë.

01:55
Si u hoq baneri i Adem Jasharit/ Pak para ndeshjes me Anglinë, e dërguara e UEFA vuri ultimatum për FSHF

Në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë në mungesë të pranisë së tifozerisë në stadiume në vendin tonë, grupi më i madh i mbështetësve të kombëtares, Tifozët “Kuqezi” kishin vendosur një baner të madh me 5 fugura të kombit shqiptar.

01:37
Lirohet Kanali i Suezit/ Anija 200 mijë tonëshe shkëputet nga toka dhe nis lundrimin

Anija gjigande e mallrave që mbajti të bllokuar Kanalin e Suezit për afro një javë, më në fund po lëviz duke hapur kalimin në të dyja drejtimet.

01:18
Revoltohen banorët e ishujve/ Greqi, protestojnë ndaj komisioneres së BE që vizitoi kampet e reja të refugjatëve

Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e shoqëruar nga Ministri Grek i Migracionit Notis Mitarakis, ndërsa kanë parë nga helikopteri kampin e ri të refugjatëve në ishullin e Hios, më pas kanë shkuar në Lesvos dhe Samos, për të vlerësuar përparimin e bërë nga autoritetet greke në ndërtimin me nje fond prej 276 milion € nga BE, të mjediseve të reja, të përhershme që do të strehojnë emigrantët.

00:56
Turistë me certifikate digjitale/ Greqia dhe Serbia diskutojnë marrëveshjen, njihen edhe vaksinat ruse e kineze

Lehtësimi i fluksit të turistëve midis Greqisë dhe Serbisë gjatë sezonit të ardhshëm të verës ishte tema kryesore e takimit në Beograd të Ministrave të Turizmit të dy vendeve, Haris Theocharis dhe Tatiana Matic që kanë nënshkruar edhe një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi.

00:39
Papu Gomez drejt largimit nga Sevilla

Aventura e Papu Gomez te Sevilla mund të mbyllet pa u mbushur ende 6 muaj.

00:28
Merkato/ Belotti shqyrton ofertat, Lazio do sulmuesin e River Plate

Stina e verës do të jetë shumë e nxehtë për Andrea Belottin. Sulmuesi i Torinos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, ka lënë pezull çështjen e rinovimit me klubin “granata”. Për 30-vjeçarin interesohen klube si Milani dhe Chelsea. Sipas medieve angleze, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ka piketuar pikërisht Belottin për sezonin ardhshëm.

E hënë, 29 Mars 2021
23:52
Skandal me listat për deputetë/ Gazetaret e Fiks Fare kandidate në Tiranë dhe Berat

Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për deputetë nën logon e Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë pa qenë asnjë ditë anëtare e kësaj partie.

23:42
U dëmtua ndaj Andorrës, Kumbulla mbyll para kohe sezonin

I pafat Marash Kumbulla. Nga dëmtimi që pësoi në fitoren 0-1 që Shqipëria arriti ndaj Andorrës, mbrojtësi kuqezi nuk humbi vetëm duelin me Anglinë dhe sfidën tjetër kualifikuese për Katar 2022 ndaj San Marinos por edhe pjesën e mbetur të këtij sezoni me Romën.

23:33
Orët e fundit të Arjan Salës, çfarë tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë në momentin që ra zjarri në magazinë

Pamjet që do të shikojmë tani janë momentet e fundit të Arjan Salës. Siç edhe do ta shikoni, kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke vrapuar në momentin që është mësuar se kishte rënë zjarri në magazinën e qendrës tregtare.

22:48
Pritet me protesta në Greqi Komisionerja evropiane Ylva Johansson

Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e shoqëruar nga Ministri Grek i Migracionit Notis Mitarakis,ndërsa kanë parë nga helikopteri kampin e ri të refugjatëve në ishullin e Hios, më pas kanë shkuar në Lesvos dhe Samos, për të vlerësuar përparimin e bërë nga autoritetet greke në ndërtimin me një fond prej 276 milion € nga BE, të mjediseve të reja, të përhershme që do të strehojnë emigrantët.

22:40
Pas vendimit të Kolegjit, KQZ nuk humb kohë! Miraton përmbajtjen e fletës së votimit në 12 qarqe

Ditën e nesërme KQZ ka planifikuar miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

22:34
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Ngjela në Open: Ndërkombëtarët e donin si kryeministër

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje me skype në emisionin “Open” e cilësoi deputetin Bashkim Fino si një person me aftësi të larta.

22:28
Vaksnimi masiv, Bino në Open: Asnjë rast me efekt anësor të rëndë, ka pasur raste të lehta

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino tha mbrëmjen e sotme në një lidhje me skype në Open se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të rënë pas vaksinimit.

22:14
Përfshihet nga flakët “Range Roveri” i Franceska Jaçes

Makina tip Range Rover, në pronësi të Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

21:54
Bashkim Fino ndahet nga jeta/ Klosi tregon komunikimin e fundit me të: Ndërsa mbante maskën e oksigjenit, më tha fitoni

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje me skype në emisionin Open tregoi komunikimin e fundit me deputetin Bashkim Fino, të cilit iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme.

21:45
Mrekullia arkitekturore 300 metra e lartë, ndryshon linjën ajrore të Miamit (fotot)

Autoritetet në Miami, SHBA kanë publikuar planet e një kulle të re sensacionale me 100 kate që do të ngrihet mbi qytetin e Biscayne Bay, duke u bërë ndërtesa me e lartë në jug të New York City.

21:34
I jepet lamtumira Bashkim Finos/ Abilekaj: Bëri një akt pajtimi me ikjen e tij, u shkarkua tensioni i fushatës

Sot i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

21:24
I jepet lamtumira Bashkim Finos, Çupi në Open: Ishte një hero, ai luftoi ndryshe

Sot i është dhënë lamtumira ish-kryeministrit të 1997-ës dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

21:14
57-vjeçarja lind djalë, pasi humbi vajzën adoleshente nga kanceri (fotot)

Vajza 13-vjeçare e Barbara Higgins e Kenny Banzhoff, vdiq papritur në 2016 prej një kanceri të padiagnostikuar në tru.

20:59
Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e Dëshmorit Arjan Sala

Qeveria shqiptare vendosi që të japë një ndihmë financiare për familjen e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala.

20:48
Fiks Fare/ Skandal me listat për deputetë, gazetaret e Fiksit kandidate në Tiranë dhe Berat

Koalicioni ABEOK të fut në listat e tij për kandidatë për deputetë nën logon e Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë pa qenë asnjë ditë anëtare e kësaj partie.

20:33
Ekspozita e Mimoza Ahmetit / “Potencë” sjell portretet e individëve të gjallë të shoqërisë

Potencë, quhet ekspozita e sapo çelur e Mimoza Ahmetit.

20:29
Cungohet lista e kuqezinjve/ Kumbulla 3 muaj jashtë, mungon Gjasula, Roshi dhe Kamberi

Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022.

20:27
Turistë me certifikate digjitale/ Greqia dhe Serbia diskutojnë marrëveshjen, njihen edhe vaksinat ruse e kineze

Lehtësimi i fluksit të turistëve midis Greqisë dhe Serbisë gjatë sezonit të ardhshëm të verës ishte tema kryesore e takimit në Beograd të Ministrave të Turizmit të dy vendeve, Haris Theocharis dhe Tatiana Matic qe kane nënshkruar edhe një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi.

20:19
Porti turistik i Vlorës/ Qeveria ka shpallur fituesin e koncesionit

Qeveria ka shpallur fituesin e koncesionit për ndërtimin e portit turistik të Vlorës.

20:16
Manastirliu: Në ditën e dytë u kryen mbi 20 mijë vaksinime ndaj COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer mbi 20 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

20:13
Konflikt mes 4 personash në Tiranë, njëri prej tyre qëllon me armë në ajër

Një  konflikt fizik ka ndodhur mes disa personave në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në  ajër dhe është larguar.