Dezertori kinez: Kina e përhapi qëllimisht virusin-“U bë në turneun ushtarak në Wuhan”

22/09/2021 15:50

Mediat britanike citojnë një dezertor kinez të pohojë se Kina e ka përhapur qëllimisht Covid-19 në një turne ushtarak dy muaj përpara se pjesa tjetër e botës të mësonte ekzistencën e virusit vdekjeprurës.

Wei Jingsheng, ish anëtar i Partisë Komuniste Kineze, ka rrëfyer se përhapja e sëmundjes mund të jetë bërë përmes Lojërave Ushtarake Botërore tetorin e vitit 2019.

Turneu ndërkombëtar për atletët ushtarak u zhvillua pikërisht në Wuhan, vendi ku nisi sëmundja. Eeventi u mbajt dy muaj përpara se Pekini të njoftonte OBSH-në për rastet e para.

“Mendoj se qeveria kineze do të përfitonte nga ky rast për të përhapur virusin gjatë Lojërave Ushtarake, pasi shumë të huaj do të shfaqeshin atje”, ka thënë dezertori.

Wei pretendon se ishte në dijeni të faktit autoritetet kineze po eksperimentonin me “armë të çuditshme biologjike” dhe u përpoq të paralajmëronte SHBA-të, por nuk pati sukses.

Raporte të ndryshme mediatike nga e gjithë bota treguan më vonë se një sërë atletësh shfaqën simptoma që përputheshin me ato të Covid-19.Muajin e kaluar Komiteti Republikan i Punëve të Jashtme i SHBA nxorri një deklaratë ku thuhej se Pekini po nxitonte të mbulonte përhapjen e virusit gjatë kohës së lojërave ushtarake.

Top Channel