Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet 26/09 22:58
Ish-presidenti algjerian, Abdelkader Bensalah, pas një lufte të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Asambleja Kombëtare, Dhoma e Dytë e Parlamentit të Algjerisë, në një deklaratë mbajti zi për ish-kreun e saj.
Në fillim të prillit të vitit 2019, Bensalah u emërua president pas dorëheqjes së ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika nën presionin e protestave popullore.
Bensalah ia dorëzoi presidencën presidentit të ri, Abdelmadjid Tebboune, më 19 dhjetor, pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 12 dhjetor.
Top Channel