E mërkurë, 31 Mars 2021
09:17
Plagosje me thikë e aksident, arrestohen 4 persona

Durrës – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

09:05
Tinka Kurti mbështet Ramën: I duhet Shqipërisë, lufton për ne dhe nuk ndalet kurrë!

Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë një spot, i cili si protagoniste ka aktoren e njohur Tinka Kurti.

08:45
Më shumë vaksina për BE – Dy fabrika të reja në punë

Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe Holandë pritet të përshpejtojnë furnizimin me vaksinën, shpreson BE. Ndalimi i eksportit për Britaninë e Madhe konsiderohet madje si hap i vonuar.

08:29
Merr flakë një makinë në Vlorë

VLORË- Një makinë tip Ford ka marrë flakë pak më parë gjatë bulevardit “Ismail Qemali”.

08:24
Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Merkel shpjegoi në konferencë shtypi ndërrimin e kursit në përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Pas shfaqjes së rasteve të trombozës vaksina tani do të jepet kryesisht për personat mbi 60 vjeç.

07:46
Arrestohen 3 shtetas në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

3 shtetas janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

07:40
Vjedhje në Lushnjë, 2 autorët kërcënuan rojen dhe vodhën firmën e ujit

Mbrëmë, dy persona akoma të paidentifikuar kanë vjedhur një firmë uji.

07:20
Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:00
Vazhdojnë dëshmitë në gjyqin ndaj ish-policit Derek Chauvin

Adoleshentja nga Mineapolis që regjistroi me celularin e saj videon e arrestimit vdekjeprurës së afrikano-amerikanit George Floyd nga oficeri i policisë Derek Chauvin filloi të qante kur iu shfaq një imazh nga videoja në gjyqin ndaj ish-policit të martën.

06:58
Rreth 4,000 migrantë mbipopullojnë një qendër në Teksas, shumica fëmijë

Për herë të parë të martën administrata Biden lejoi gazetarët të hyjnë brenda institucionit kryesor të paraburgimit që ndodhet në kufi, duke nxjerrë në pah një strukturë tejet të mbipopulluar me më shumë se 4,000 njerëz në të, përfshirë fëmijë e familje. Ata kishin tejmbushur një hapësirë të parashikuar për 250 vetë. Presidenti Joe Biden ka qenë nën presion për të garantuar më shumë transparencë lidhur me situatën në kufi në kushtet kur javët e fundit kanë hyrë në vend nga Meksika me mijëra fëmijë e familje.

06:32
COVID-19/ Rritje e rasteve të reja, Suedia drejt zgjatjes së kufizimeve deri në maj

Suedia duhet të zgjasë kufizimet për frenimin e përhapjes së COVID-19, rekomandoi Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik, në mes të një rritjeje të rasteve të reja.

06:06
Uthulla e rrushit dhe përfitimet për shëndetin e mirë të organizmit

Në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë, amvisat përdorin kryesisht uthullën e mollës ose të rrushit. Uthullën e këtij të fundit e gjejmë në shumë varietete: balsamike, të verës së kuqe dhe asaj të bardhë.

05:40
Zbuloni cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin. Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, janë – sipas ekspertëve thelbësore për jetëgjatësinë.

05:05
Ujë me kanellë në mëngjes për shëndetin e mirë të organizmit

Me aromën dhe delikatesën e saj, kanella është një erëz fisnike me një rol të pazëvendësueshëm në kuzhinë dhe në trajtimet mjekësore apo ato të bukurisë. Kjo erëz në formën e pluhurit është përdorur gjerësisht në trajtimet kundër problemeve të rrugëve të frymëmarrjes, organeve riprodhuese dhe tretjen.

03:30
OBSH kërkon hetime mbi hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori në Kinë

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje sot për të filluar një hetim të ri nga ekspertë të specializuar në rrjedhjen e pretenduar të virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19 nga laboratorët në Kinë dhe paralajmëroi që ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë qasje të papenguar në të dhëna.

02:50
Raporti i OBSH për origjinën e virusit, SHBA dhe 13 shtete të tjera ankohen

Shtetet e Bashkuara dhe 13 vende të tjera shprehën shqetësimin sot për vonesën në botimin e raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e koronavirusit dhe dështimin për të lejuar ekspertët qasje të papenguar në të gjitha të dhënat.

02:24
Donatorët ndërkombëtarë premtojnë 6.4 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë

Donatorët ndërkombëtarë premtuan sot 6.4 miliardë dollarë ndihmë për popullin sirian dhe refugjatët, shumë kjo dukshëm më e ulët sesa objektivi i caktuar prej 10 miliardë dollarësh.

02:02
OKB: SHBA-ja të udhëheqë planin e vaksinimit global

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se për t‘i dhënë fund pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka nevojë për një plan të vaksinimit global dhe kërkoi nga SHBA-ja që të udhëheqë këtë plan.

01:35
Turqia regjistroi mbi 37 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 37.303 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.376 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,27 milionë.

01:11
LDK në seancë për Osmanin/ Abdixhiku: Do të ushtrojmë detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në votim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

00:50
Greqi, rekord negativ i dyfishtë/ Numri i rasteve ditore 4340 që në nisje të pandemisë, rriten edhe të intubuarit

Rekord i dyfishtë negativ është regjistruar gjatë së martës në Greqi pasi prej 26 shkurtit të vitit të kaluar, dita që shënoi fillimin e pandemisë, për herë të parë numri i rasteve ditore me Covid -19 ka shkuar në 4340, prej të cilave 2.097 në Athinë dhe 535 në Selanik.

00:26
Mitrovic mposht i vetëm Azerbajxhanin e De Biasit, Qipro “trondit” Slloveninë

Azerbajxhani i Giani De Biasit pësoi humbjen e 2-të rresht në grupin A kualifikues për eliminatoret e Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë pësoi një tjetër disfatë minimale pas asaj ndaj Portugalisë këtë herë nga Serbia me shifrat 1-2.

00:15
Fitore tenistike të Holandës dhe Belgjikës, Letonia shtang Turqinë

Fitore tenistike e Belgjikës ndaj Bjellorusisë në grupin E me skuadrën e Roberto Martinez që la pas zhgënjimin e barazimit 1-1 ndaj Republikës Çeke duke fituar 8-0.

E martë, 30 Mars 2021
23:58
Top Story/ Burri lidhje me krimin, bashkëshortja gjyqtare kalon Vettingun

Rilinda Selimi bashkëshortja e Shkëlzen Selimit e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Fillimisht ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Librazhdit dhe më pas, për rreth një dekadë në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

23:56
Top Story/ Nga fshehja e pasurisë e deri të implikimi në botën e krimit të organizuar, ja kush është gjyqtari që u shkarkua nga KPK

Një tjetër çift bashkëshortësh në sistemin e drejtësisë është edhe ai i Shkëlzen dhe Rilinda Selimit. Çifti Selimi është përfolur shumë për skandalin që shkatoi pika e tyre e karburantit në Vlorë. Siç rezulton në atë kohë, Shkëlzen Selimi u bë pronar gjatë kohës që ishte gjyqtar në Vlorë. Në deklaratën e pasurisë së tij is- gjyqtari pranonte bashkëpronësinë me partneren dhe blerjen e kësaj pasurie në vlerën e 250 mijë eurove.

23:54
Top Story/Rryshfeti ndan gjyqtaren nga bashkëshorti oficer gjyqësor

Një tjetër çift që ka funksionuar brenda sistemit të drejtësisë, është Margarita Buhali, gjyqtare dhe bashkëshorti i saj oficer i policisë gjyqësore Gertmond Koroveshi. Ky i fundit është kapur duke marrë rryshfet gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

23:42
Top Story/ Rasti i gjyqtares Bernina Kondi, si përfitojnë gjyqtarët kreditë e buta të të pastreve

Gjatë hetimit të pasurisë së gjyqtares Bernina Kondi, rezulton se familja e saj zotëron dy apartamente në Tiranë. Edhe pse me dy prona, ajo ka përfituar një kredi të butë si e pastrehë. Kjo është absurde, pasi kreditë e buta jepen për ata që nuk kanë një banesë, dhe jo për gjyqtarë me 2 apartamente.

23:30
Top Story/ Ja si anëtarët e KLD-së kanë promovuar familjarët e tyre në sistemin e drejtësisë

Në sistemin tonë ka patur anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që kanë promovuar brenda sistemit bashkëshortët e tyre. Një nga rastet është ai i Eneida Civici antare e KLD-së që promovoi bashkëshortin e saj gjyqtar brenda sistemit. Një vendim ky që u pa me skepticizëm nga ekpsertët. Madje u kundërshtua edhe nga vetë antarë të KLD-së.

23:23
Top Story/ Nepotizmi në drejtësi, identifikohen mbi 100 persona që kanë lidhje familjare dhe farefisnore

Nepotizmi dhe influenca në drejtësi kanë shoqëruar për më shumë se 30 vjet shoqërinë shqiptare. Të gjendur në këto kushte qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ndërkohë që kjo e fundit është kthyer në një nga hallakat më të korruptuara të sistemit.

22:49
Sakrifica e shkuar e një fshati që ruajti brezash kartolinën e Veriut që po magjeps botën: “Valbona” – Fshatrat e Shqipërisë

“As 7-të gurë lumi, nuk dorëzojmë dhe jo 7-të pushkë”, kështu fillon historia në fshatin Valbonë.

22:38
Veliaj në Rrogozhinë: Programi ynë është falas, Luli e shet 10 mijë lekë; Edi Rama dhe Partia Socialiste do fitojë sepse ka punuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erioj Veliaj, së bashku me kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zhvilluan një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Rrogozhinë.

22:24
Anila Hoxha në Open: Së shpejti mund të kemi një dosje tjetër kriminale

Gazetarja Anila Hoxha informoi mbrëmjen e sotme në emisionin Open se shumë shpejt drejtësia mund të ketë një tjetër dosje kriminale në dorë sa i përket krimit në Elbasan.

21:52
Italia miraton vaksinimet e koronavirusit edhe në farmaci

Ashtu si disa vende të tjera, Italia ka miratuar sot vaksinimet anti-Covid nëpër farmaci, për të shtuar shpejtësinë e imunizimit.

21:42
Ish-doktori i Shtëpisë së Bardhë: Biden nuk është i aftë për postin, mezi kreu konferencën e parë të shtypit (fotot)

Deputeti republikan i Texas, Ronny Jackson, ish-doktor në Shtëpinë e Bardhë, ka ngritur dyshime për aftësitë fizike të presidentit amerikan Biden.

21:35
Vrasja e dyfishtë në 2012-ën/ Anila Hoxha: S’e kalonte kushdo pragun e shtëpisë së tyre, Ervis Bardhi afrohet fillimisht me Gentjan Beqirin

Gazetarja Anila Hoxha dha disa detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

21:25
Deklarata e fortë në Open, Anila Hoxha: Ervis Bardhi u pagua 50 mijë euro nga Ardian Çapja

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dha një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Open, ku tha se Ervis Bardhi u pagua 50 mijë euro nga Ardian Çapja.

21:21
Tre gjeneralë dorëhiqen pas shkarkimit të ministrit të mbrojtjes nga Bolsonaro në Brazil

Administrata e presidentit brazilian Jair Bolsonaro është tronditur së fundmi nga shkarkimi i papritur i ministrit të mbrojtjes dhe dorëheqjet e mëpasshme të tre gjeneralëve të lartë të ushtrisë.

21:13
Reja: të shohim përpara/ “Me rëndësi që ekipi të jetë i ekuilibruar, me tepër sulm nga sa bëmë ndaj Anglisë”

Shqipëria ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me San Marinon e treta dhe e fundit për këtë grumbullim të vlefshëm për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022.

20:56
‘Disinformacioni’/ Shkaku pse Facebook pezulloi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro

Qeveria e Venezuelës quajti pezullimin e Maduros ‘totalitarizëm dixhital’

20:54
Posterat e propagandës/ Studimi i Rubens Shimës për 150 posterat në kohë të ndryshme

Një studim i ri për artin shqiptar nga Rubens Shima, përqendrohet tek posteri i propagandës dhe historiku i tij.

20:50
Përplasja për mitingjet elektorale/ Rama ironizon: Basha, Fushatë infektimesh. Kundërpërgjigjet PD

Pjesëmarrja masive e mbështetësve të PD në Fier e Roskovec, pa maska dhe duke mos respektuar distancimin social  në takimet elektorale të Lulzim Bashës , u përdorën nga kryesocialisti Edi Rama jo vetëm për të rritur ndërgjegjësimin por edhe për të ironizuar kryedemokotin.

20:47
Basha zbulon taktikën e fushatës/ “Nuk merrem me gër vëre. Rama kopjon programin dhe nuk di as ta lexojë”

Ne Fier simpatizantët  e Partisë Demokratike  harruan masat antivcovid dhe e pritën Lulzim Basha me një miting në hyrje të qytetit.

20:44
Rama: Basha si Gjino/ “Larg qoftë Luli mitingun përmbyllës do ta bëjë te Shefqet Ndroqi”

Fushata elektorale e coi kryesocialistin Edi Rama në Laç ku po procesin e rindërtimit, në Rrëshen ku ndoqi vaksinimin, në Mirditë për zhvillimin e agroturizmit ndërsa në Lezhë zhvilloi atë që e ka pagëzuar si Këndi i Fjalës.

20:40
Fiks Fare/ Kisha i zapton pronën e të atit, policia i ndalon qytetarit hyrjen në shtëpinë e vet

Alfons Ulbani  nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ka dhunuar shtëpinë e të atit i cili para 7 muajve ka ndërruar jetë. 

20:39
Gjyqtari i vendimeve absurde/ Ja se si Bevis Shehaj futi në sherr banorët e një pallati në Vlorë

Banorët e këtij pallati në Vlorë, e kanë të vështirë që të lëvizin për shkak se në krah të tij, është ndërtuar ky objekt dy katesh.

20:33
SPAK hetim kryebashkiakut/ Qytetari i parë i Tropojës akuzohet për një leje ndërtimi kur ishte kryetar komune

Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, gjykata e posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.

20:25
Vaksinohen mjekët në Kosovë/ Prishtinë, në një ditë vaksinohen 760 persona me Astrazeneca

Frikës nga infektimi me Covid 19, i ka ardhur fundi për infektologen e Klinikës Infektive, Fetije Hyseni

20:23
Të moshuarit pranojnë vaksinat/ Në Shkodër qëndruan në radhë dy orë para se të niste vaksinimi

Mbërritja e vaksinës AstraZeneca dhe vaksinës kineze ka bërë  që të nisë vaksinimi masiv edhe në qarkun e Shkodrës.

20:20
Të moshuarit në radhë për vaksinën/ Kamëz, pallati i kulturës kthehet në qendër vaksinimi

Pallati i Kulturës në bashkinë e Kamzës, nga sot është shndërruar në qendër të vaksinimit masiv të popullatës.

20:06
Ftesë në 5/ “Uaa dukesh si burrë”, Aulona Musta mbyll “gojët e liga” me një fjalë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Aulona Musta, e cila sqaroi njëherë e mirë të gjithë komentuesit që i shkruajnë “je bërë si burrë”.

19:52
Shtyhet për nesër mbledhja për miratimin e fletës së votimit

Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e fletës së votimit është shtyrë për nesër pasi anëtarët nuk ranë dakord për asnjërën nga tre opsionet e fletës së votimit.

19:41
Kërcimi emocionues i premtimeve mes Ledjanës dhe Mevlanit

Pasi u deklaruan për njëri-tjetrin dhe sqaruan disa prej çështjeve që i bënin të debatonin, Ledjana dhe Mevlani kërcyen një vallëzim duke i emocionuar të gjithë.

19:35
“Drita në fund të tunelit po afrohet”, 100 mijë të vaksinuar deri më tani

Deri më tani janë 100,000 qytetarë të vaksinuar në vendin tonë.

19:27
Vaksina AstraZeneca merr emrin e ri Vaxzevria, kompania: Ndryshim i nevojshëm

Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”.

19:20
Ledjana: Më ka pëlqyer Mevlani, që ditën e parë që e pashë në prapaskenë

 Gjatë takimit 4 minutësh emocionues të tyre, Ledjana tha e ka pëlqyer Mevlanin  që ditën e parë që e ka parë në prapaskenë.

19:06
Mbledhja për fletën e votimit/ Përfaqësuesi I PS-së: Të ndërpritet shqyrtimi nga ana Komisionit, është kompetencë e Kryekomisionerit

Nis mbledhja e Komisionit Regullator për fletën e votimit që do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

19:04
‘La Repubblica’ vlerëson Gjirokastrën: Gëzoi bum-in turistik vetëm për një sezon, më pas pandemia (fotot)

Në një artikull të së përditshmes së njohur italiane jepej një vlerësim dashamirës i qytetit të gurtë në jug të vendit tonë, ku thuhej se një vrull i papritur turizmi prej vitit 2019 në Gjirokastër, u ndërpre nga shpërthimi i pandemisë botërore.

18:56
“Jam vetëm për ty”, Pas 8 muajsh në program Mevlani deklarohet! Ledjana ia kthen njësoj 

Puntatën e sotme të Për’Puthen po transmetohet takimi i Mevlanit dhe Ledjanës.

18:51
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 27-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 27-vjeçar.

18:45
Një minutë heshtje në nder të Bashkim Finos/ Rama nga Lezha: Të mos krijojmë vatra infektimi! Luli si Gjinua me shkesët Meta, Berisha e Monika

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kandidatët për deputetë në qytetin e Lezhës ka nisur me një minutë heshtje në nder të deputetit Bashkim Fino,  i cili u nda nga jeta një ditë më parë pasi humbi betejën me COVID-in.

18:43
Në Itali për Pashkë udhëtohet jashtë vendit por jo mes rajoneve, operatorët: “Tallje për turizmin”

Operatorët italianë hidhnin poshtë dje rregullat e fundit të qeverisë sipas të cilave lejohet udhëtimi i qytetarëve jashtë vendit, por ndalohet zhvendosja e tyre nga një rajon në tjetrin brenda Italisë.

18:36
Rama ironizon opozitën: Luli si Gjinua me shkesët Meta, Berisha e Monika që mbledh dasmorët të bëhen përshesh

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës e ka krahasuar kreun e PD-së, Lulzim Basha me personazhin e famshëm të kinematografisë shqiptare, Gjinon.

18:16
Polici i rremë i kërkon shoferes akt seksual për të reduktuar gjobën e trafikut (fotot)

Një person i mbrapshtë që hiqej si oficer policie ndaloi një grua me makinë në Britani, dhe i kërkoi të kryente një akt seksual për të reduktuar gjobën £5,000 që “i vendosi”.

18:07
Rama-Manastirliu inspektojnë procesin e vaksinimit në Laç, Lezhë dhe Mirditë: Sot kalojmë mbi 100 mijë vaksinime

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv për të moshuarit në Laç, Mirditë dhe Lezhë.

18:04
Grumbullimet masive të Bashës, Rama nga Lezha: Opozita po jep shembullin më të keq të mundshëm

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish grumbullimet që po bën opozita në kuadër të fushatës elektorale, duke shkelur të gjitha masat anti-COVID.

17:41
Sërish shifra të ulëta infektimesh me COVID/ 11 humbje jete në 24 orët e fundit, rreth 32 mijë raste aktive

Dita e sotme ka shënuar sërish shifra të ulëta infektimesh me COVID, por rritje të të vdekurve.

17:35
U arrestua një ditë më parë, Ardian Çapja shtrohet në spital

Ardian Çapja një ditë pasi u arrestua, është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

17:31
Policia në SHBA vret me armë kushëririn e këngëtarit Pharrell Wiliams (fotot)

Këngëtari i njohur amerikan Pharrell Williams ka pranuar se kushëriri ishte njeriu i armatosur që u vra nga policia në Virginia ne fundjave, gjatë një nate kaotike betejash në rrugë, ku një tjetër vajzë u vra dhe tetë vetë mbetën të plagosur.

17:30
Një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos/ Takimi i Ramës me kandidatët për deputetë në Lezhë nis ndryshe

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kandidatët në qytetin e Lezhës ka nisur me një minutë heshtje për deputetin  Bashkim Fino,  i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

17:17
Rama inspekton Rrugën e Lalmit të Ri në Lezhë: Më në fund do nxirret nga izolimi

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë, ndërsa ka vizituar edhe rrugën e Lalmit të Ri.

16:58
Anxhelina Hadergjonaj i mahnit të gjithë me fustanin shumëngjyrësh (Fotot)

Anxhelina Hadergjonaj i ka mahitur të gjithë me fustanin shumëngjyrësh.

16:58
Top Talk/ Tritan Shehu: Shqiptarët po vaksinohen si kavje! Klodiana Spahiu: Qëndrimi i PD-së, i turpshëm

Ish-deputeti i PD-së, Titan Sheu dhe deputetja e PS-së, Klodiana Shehu, debatojnë në “Talk Talk” për procesin e  vaksinimit të Shqipëri, që përfshin vaksinat ruse dhe kineze.

16:54
Policia heton ekspozimin e gruas në të brendshme gjatë arrestimit, në protestën anti-kufizime në Manchester (fotot)

Policia britanike tha sot se ka nisur hetime urgjente për trajtimin pa dinjitet të një gruaje nga oficerët e policisë në Manchester, pasi gjatë arrestimit ata thuajse e kishin ekspozuar në të brendshme gjatë një proteste kundër masave qeveritare të koronavirusit.

16:46
“U kry dhe kjo punë”, Manastirliu për maternitetin e Lezhës: E kënaqur që do ta përfundojmë para afatit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur që punimet për maternitetin e Lezhës janë drejt fundit.

16:43
Kitara elektrike e Elvis Presley shitet në ankand (Fotot)

Kitara elektrike që Elvis Presley përdori për të nisur rikthimin e tij ikonik është shitur në ankand për 450 mijë funte.

16:38
Shqiptarët nuk njohin pandemi, marrin apartamentin me qira dhe organizojnë festë në ishullin grek

Një festë e organizuar në ishullin Kos ka vënë menjëherë në lëvizje policinë greke.

16:35
Një këngë për Iliazin me dy gra, ja reagimi i tij kur e dëgjon

Iljazi u bë i njohur për publikun, pasi jeton në një shtëpi me dy gra dhe thotë se i ndajnë punët shumë mirë dhe nuk kanë probleme.

16:32
Kryeministri italian vaksinohet me Astrazeneca

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka marrë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19 ditën e sotme.

16:28
Reali i vendos ultimatum, brenda 2 ditësh zgjidhet e ardhmja e Sergio Ramos!

Sergio Ramos duhet të vendosë për të ardhmen e tij brenda 2 ditësh.

16:27
Indianët grumbullohen për “Festivalin e ngjyrave”, pavarësisht koronavirusit (Fotot)

Në shumë shtete të Indisë, pavarësisht kufizimeve kundër koronavirusit u shënua festivali Holi, një festival që simbolizon ardhjen e pranverës.

16:20
Të moshuarit presin Ramën në Lezhë: Ty të paçim të gjithë jetën, na shpëtove prej Covidit

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë qenë të pranishëm në qytetin e Lezhës, ku vijon vaksinimi i të moshuarve.

16:11
Italia vendos rregulla të ashpra/ Kush hyn nga jashtë, 5 ditë karantinë

Udhëtareve nga vendet e BE-së që do të hyjnë në Itali do t’u kërkohet karantinimi i detyrueshëm për 5 ditë, në mesin e valës së tretë të pandemisë që ka bërë të rriten ndjeshëm infeksionet e reja në disa vende.

16:10
“Është lidhje që…”/ Ledjana publikon fotografinë në krahët e Mevlanit

Ledjana dhe Mevlani duket se po ecin në drejtimin e duhur.

15:57
Dështon testi i fluturimit, rrëzohet anija kozmike 50 metra e gjatë

Testi i fundit të fluturimit të anijes hapësinore të kompanisë SpaceX ka përfunduar me një përplasje që ka shkaktuar ndotje të madhe.

15:41
Rama publikon pamjet nga punimet tek Sheshi Shqiponja: Tuneli nr. 3 do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve nga Durrësi drejt Astirit

Kryeminstri Edi Rama ka publikuar pamjet me dron të punimeve tek Sheshi Shqiponja, ku së shpejti pritet të hapet tuneli nr.3.

15:38
“Mirënjohja e qytetit Durrës”/ Deputetja Klodiana Spahiu takon mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal

Në ditën ndërkombëtare të mjekëve kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe mjekja e deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu vizituan Spitalin Rajonal të Durrësit ku kanë falenderuar mjekët për punën e tyre për menaxhimin e situatës së pandemisë.

15:38
Iu nënshtrua një operacioni të thjeshtë për t’u dobësuar, por humbi jetën, spitali grek i mori organet, nëna kërkon drejtësi për të birin

Një histori tronditëse u transmetua sot në emisionin “Shqipëria live”.

15:32
Dhjetra transportuese vërshojnë në Kanalin e Suezit pas hapjes së kalimit nga Ever Given (foto-video)

Anijet e konteinerëve vijonin sot lirshëm mes Kanalit të sapozhbllokuar të Suezit pas fundit të krizës një-javore.

15:27
Basha, fushatë në Fier/ Pritet nga qindra persona në rrugë, ju kërkon që të ruajnë distancën

Në Fier simpatizantët  e Partisë Demokratike  harruan masat anticovid dhe e pritën Lulzim Bashën me një miting në hyrje të qytetit.

15:25
Rama, fushatë në Kurbin dhe Rrëshen/ Shikon projektet e rindërtimit por edhe të vaksinimit të të moshuarve

Në  Kurbin  janë hapur 11 kantiere rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit. 

15:23
Emocionoi të gjithë, me veprimin e tij, ku sakrifikoi veten dhe shpëtoi 25 të tjerë, xhaxhai i Arjan Salës falenderon shqiptarët me fjalimin emocionues

Arjan Sala humbi jetën nga flakët që përfshinë qendrën tregtare, pasi shpëtoi 25 kolegë të tij.

15:15
Rreziku nga hapësira: Kush qëndron gjatë në kozmos, i rrudhet zemra

Periudhat e gjata të kohës së kaluar në hapësirë kanë një të përbashkët me notin ekstrem të rezistencës: të dyja mund të shkaktojnë tkurrjen e zemrës.

15:12
Në kërkim të fakteve për Tom Doshin/ Prokuroria kërkon provat nga ambasada amerikane për kreun e PSD

Insistimi Ambasadës Amerikane që Tom Doshi mos të ulet përsëri në karrigen e deputetit ka prodhuar hedhjen e hapave konkret e të shpejtë nga departamenti dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

15:08
Abazoviç i prerë për Srebrenicën: Ka ndodhur genocid dhe pikë!

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi qartazi se ajo çfarë ndodhi në Srebrenicë gjatë luftës ishte genocid dhe nuk ka më vend për diskutim.

15:07
Kosovë/ 14 të vdekur dhe 752 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive.

15:02
Berlini dhe Kanadaja ndalojnë AstraZeneca-n nën moshat 55 vjeç

Grupi i spitaleve shtetërore Charite dhe Vivantes, në Berlin kanë ndalur vaksinimin e grave nën 55 vjeç me AstraZeneca.

15:01
Do vaksinohen 40% për tre muaj/ Silva Bino lajmëron që fundi i muajit qershor do të sjellë lehtësim

Ekspertja e të gjithë procesit të vaksinimit që po kryhet në vendin tonë siguron qytetarët se vaksina Sinovac ka të dhëna optimiste në lidhje me efektshmërinë në popullatë dhe ajo pritet të parakualifikohet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këto ditë.

14:52
Arrestohen 3 shoferë, ndëshkohen 1456 të tjerë

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

14:48
Transparency International/ Raport mbi kapjen e shtetit në Shqipëri

Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan një raport mbi situatën në Shqipëri, në të cilën analizohej kapja e shtetit, korrupsioni i lartë dhe ligjet me porosi.

14:44
Tavo bën kallëzim në Prokurori: Një individ ka përdorur emrin tim dhe ka ofruar para për të blerë votën në Gjirokastër

Vangjel Tavo, kandidati për deputet që udhëheq listën e LSI në qarkun e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj një personi, i cili ka përdorur emrin e tij dhe ka shkuar në disa shtëpi banorësh duke ofruar para në këmbim të votës.