Video dramatike/ Vullkani në La Palma hynë në fazën e re eksplozive, llava mund të mos arrijë detin (fotot)

22/09/2021 18:13

Studiuesit thonin sot se shpërthimi vullkanik në ishullin La Palma ka hyrë në një fazë të re me më shumë hi dhe tym të lëshuar në ajër, dhe paralamjërojnë se rrjedha e llavës mund të mos arrijë kurrë detin, duke rritur forcën e shkatërrimit në tokë.

Vullkanologët në ishullin spanjoll të Atlantikut thonë se aktiviteti shpërthyes është shtuar në krater dhe copa llave lëshoheshin sot deri në 400 metra lart në ajër.

Të rejat u konfirmuan dhe nga ‘National Geographic Institute’, i cili tha se dridhje të forta u ndjenë në ishull teksa një shtresë 30cm e trashë llave e ngurtësuar, mbulon sipërfaqen e ishullit prane kraterit.

Rreth 320 ndërtesa dhe 200 hektarë tokë janë gëlltitur deri tani nga llava, teksa zyrtaret thonë se 1,000 shtëpi mbeten ende të rrezikuara. Angel Víctor Torres, presidenti i ishullit të La Palma tha se fatura finale e dëmeve i kalon 400 milionë euro.

Në disa vende llava e ngurtësuar arrin në 10 metra lartësi.

Top Channel