Trump, Putin dhe Xi bashkë në samitin e APEC, shtrëngim duarsh mes liderëve në tapetin e kuq

18/11/2026 15:10

Pak para fotos në grup të udhëheqësve të Samitit Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Vladimir Putin iu afrua Donald Trump dhe të dy presidentët shkëmbyen një shtrëngim duart dhe disa fjalë në darkën zyrtare të mirëseardhjes në Shenzhen të Kinës.

Nesër, ata do të ulen në të njëjtën tavolinë me Presidentin kinez Xi Jinping për herë të parë, takim i cili do të paraprihet nga ai Trump-Xi, i treti midis dy udhëheqësve në vitin 2026.

Xi kishte shkuar më parë në aeroport për të mirëpritur presidentin amerikan, duke ia kthyer gjestin e shtatorit, kur Trump po e priste në Bazën Ajrore Andrews, në Uashingtonit. Disa orë më vonë, presidenti kinez dhe gruaja e tij, Peng Liyuan, i uruan mirëseardhjen mysafirëve të tyre në darkë. Ndërsa Trump hyri, një ansambël instrumentesh luajti “Amerika e Bukur”. Presidenti amerikan ndaloi për të dëgjuar, duartrokiti dhe ngriti grushtin para se t’i drejtohej kamerave.

Për takimin trepalësh, Uashingtoni, Moska dhe Pekini nuk kanë njoftuar një axhendë të detajuar. Trump ka thënë tashmë publikisht se dëshiron të diskutojë me Xi dhe Putin kufizimin e armëve bërthamore dhe përfundimin e luftës në Ukrainë. Pekini është kufizuar në një referencë të përgjithshme për paqen dhe stabilitetin në marrëdhëniet midis fuqive të mëdha. Për Putinin, i cili pati një takim të veçantë me Xi sot, prania e tij në takimin trepalësh ka vlerë politike në vetvete. Më shumë se katër vjet pas pushtimit të Ukrainës, presidenti rus ka udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë dhe një president amerikan të gatshëm të diskutojë me të se si t’i japin fund luftës.

Top Channel