Vlorë/ Makina përplas 34-vjeçarin, i plagosuri niset me urgjencë në spital

22/09/2021 20:40
Ilustruese

Një makinë ka aksidentuar këmbësorin 34-vjeçar, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë.

 

Policia njofton se i riu është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel