Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vuri në dukje se kryeministri Albin Kurti, duke bërë thirrje që Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën, ai po “shet mjegull” me qëllim të njohjes së pavarësisë.

Vuçiç gjatë një vizite sot në Budapest tha se Prishtina zyrtare duhet të kthejë gjithçka në situatën para 20 shtatorit, dhe se vetëm pas kësaj mund të bisedojnë.

“Sepse ju e kuptoni atë që ai thotë? Ai po ua thotë njerëzve që nuk janë të ditur dhe shet mjegull. Unë kam parë të gjitha llojet e shitësve të mjegullave dhe kjo është arsyeja pse i njoh ata prej një kilometri. Ai thotë se do të tërheqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur,” tha Vuçiç.

Me sugjerimin e BE-së që të mbajë një takim me Kurtin në Bruksel për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, Vuçiç tha se “ata mund të organizojnë çfarë të duan, por ai nuk do të pranojë asgjë”.

“Kthehuni në atë që ishte 20 vjet më parë, dhe pastaj ne mund të flasim për gjithçka,” vuri në dukje ai duke iu referuar reciprocitetit ndaj targave të Serbisë nga ana e Kosovës.

I pyetur për deklaratat e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla se Kosova dhe Shqipëria duhej të qëndronin së bashku dhe në mënyrë që krimet e Serbisë të bëhen të njohura në të gjithë botën, Vuçiç tha se kishte “njerëz shumë të çuditshëm, të papërgjegjshëm në Prishtinë”.

Top Channel