SHBA/ 2.236 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

22/09/2021 17:07

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 678.522, prej të cilëve 2.236 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,41 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.087 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 212,2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 182 milionë dozën e dytë.

Top Channel