“Nuk jemi islamofob. Ne bëjmë dashuri dhe dashuria do të fitojë”, Elton Ilirjani reagon pas takimit të Ahmed Kalasë me Akil Panon

22/09/2021 23:40

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale mes imamit Ahmed Kalaja dhe pastorit Akil Pano ka shkaktuar shumë reagime. Sipas imamit Kalaja dhe pastorit Pano takimi i tyre ka qenë për të diskutuar rreth familjes pasi personat Gay po e dëmtojnë atë.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe biznesmeni gay, Elton Ilirjani i cili me anë të disa postimeve në Instagram ka shprehur qëndrimin e tij. Ilrijani nuk e quan veten islamofob dhe thotë se asnjë religjon nuk do t’i pengojë ata si komunitet të bëjnë dashuri.

“Ne nuk jemi islamofob. Në bëjmë dashuri dhe dashuria do të triumfojë”- shkruan ndër të tjera biznesmeni gay.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel