Ekspozita e më të klikuarëve/ Fotot e personazheve më të njohur nga të gjitha fushat

22/09/2021 19:58

Këta subjekte janë njerëz me ndikim dhe të klikuar pa masë. Nëpërmjet një zgjedhjeje subjektive të fotografit Edvin Celo gjejnë sipërfaqen një seri personazhesh, të artit, fesë, sportit apo politikës.

Të gjitha ndryshimet karakteriale dhe gjurmët e kohës përballen me objektivin e tij zhbirues.

Fotografia vjen në fazën finale si një dialog me subjektin. Pothuajse si një intervistë të mirë menduar fjalë për fjalë. Celo ndjek kështu psikozën e secilit personazh.

Kërkimi i tij I kushtohet shpirtërores në çdo personazh. Fotografi ka një lidhje organike me portretin, duke e konsideruar atë si gjininë më të lartë të shprehurit në artin pamor. Sfida ishte ti afronte këta personazhe me publikun në mënyrën më të vërtetë të mundshme.

Top Channel