Makina aksidenton këmbësorin te Bajram Curri, niset me helikopter në spitalin e Tiranës

22/09/2021 18:21
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Bajram-Currit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Policia njofton se i plagosuri është dërguar me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar”, njofton policia.

Raportohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel