“Pasuria e Llallës nuk vlen 98 milionë lekë”, avokati Hazizaj: Vendimi bie ndesh me institutin e kontratës

22/09/2021 22:40

Avokati Sokol Hazizaj ka zbuluar në emisionin “Open” se pasuritë e sekuestruara të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla janë blerë nga babi i tij, i cili ka qenë i përndjekur politik.

Sipas tij, pasuritë kanë qenë me vlerë 20 milionë, por me rivlerësim, vlera e pronave të tij arrin në 98 milionë.

Sokol Hazizaj: Pasuritë nuk janë blerë gjatë kohës kur ka qenë Prokuror. Babai i Lallës ka qenë në burg dhe ka marrë shpërblim si i përndjekur. 20 milion është blerë me paratë e të përndjekurit politik.

Nëse flasim për histori standardesh dhe gjykimi, është gjë tjetër. Pa cituar defektet proceduriale të gjykimit, me këtë vendim janë shkatërruar 2 momente, ajo vlera 98 milion është pasuri e rivlerësuar për shkak të ligjit, pra nuk vlen pasuria aq. Nëse ky vendim e konstaton ligjin e rivlerësimit të pronës gabim, atëherë pranojmë atë. Së dyti, ky vendim ka rënë dhe bie ndesh me institutin e kontratës, që do të thotë midis shitësit dhe blerësit, parimet janë ndryshe. Unë po flas për standardin ligjor.

Pyetje: E quani vendimin politik?

Sokol Hazizaj: Fakti që politika shpesh herë pa ditur institutin ligjor, i jep vendimit natyrë politike. Në eksperiencat tona, individë dhe subjekte nga vende europiane kanë fituar gjyqe në Strasburg dhe gjykata të tjera, prandaj politika duhet të jetë e vëmendshme.

Top Channel