Kombëtarja shqiptare U-17 e ka fituar me rezultatin 2-0 vëllazëroren me Kosovën U-17, të luajtur këtë të mërkurë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Trajneri Ervin Bulku e nisi sfidën me këtë formacion: Kiri, Koleci, Fikaj, Haxhari, Kurti, Nuredini, Zaganjori, Kasmollari, Agea, Tresa, Xhixho.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën dhe dominuan qysh në minutat e para. Si rrjedhojë goli i avantazhit do të vinte shumë shpejt e më konkretisht në minutën e 18-të. Tresa fiton një top në sulm dhe pasi avancon shënon një eurogol me një gjuajtje me të majtën nga distanca.

Topi përfundon në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi portieri të Kosovës për të shmangur golin. Nuk kalojnë shumë dhe në minutën e 25-të përfaqësuesja shqiptare gjen edhe golin e dytë me Agean që finalizon saktë i vetëm me portierin pas një aksioni të rrjedhshëm të kuqezinjtë.

Top Channel