Ftesë në 5/ A bën thashetheme për vjehrrën? Lindita e “Përputhen”: Kam fiksim pamjen e jashtme!

22/09/2021 20:27

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për thashethemet dhe raportin e shqiptarëve me to.

Pjesë e diskutimit ishte edhe ish-konkurrentja e “Përputhen” Lindita, e cila pranoi se bën thashetheme në kohën e lirë.

E pyetur nga Bieta dhe publiku se cila është kryefjalë e thasthemeve të saj, ajo tha:

“Për vjehrrën s’ bëj thashetheme se s’ kam për momentin, por edhe kur kam pasur s’ kam bërë kurrë thashetheme se kam nënë vetë… Mua më vijnë shumë gra në qendrën estetike dhe thonë ‘shih ç’ më bëri ajo’ apo ‘shihe celulitin e kësaj, ka dalë me të shkurtra’. Kurse meshkujt thonë “hipi me një makinë, doli me tjetrën” dhe ja”.

Top Channel