Shkon mbi 678 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

23/09/2021 01:46

Ka shkuar mbi 678 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 236 të vdekur në 24 orët e fundit në SHBA numri total i viktimave nga Covid-19 shkoi në 678 mijë e 522.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,41 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.087 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel