Valë rekord e të nxehtit në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmërojnë ekspertët: Moti do të jetë mbytës dhe me shumë pasoja 21/06 16:35
Qeveria franceze synon zgjerimin e përdorimin të detyrueshëm të pasaportës së saj shëndetësore COVID-19 pas mesit të nëntorit. Sidoqoftë, rregullorja aktuale është e përkohshme.
Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se “mundësia për të përdorur pasaportën shëndetësore në rast të një situate epidemike do të duhej të zgjerohej”.
Në luftë kundër valës së katërt të COVID-19, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi masa më të rrepta gjatë verës, përfshirë detyrimin për të siguruar pasaportën shëndetësore.
Attal e mbrojti atë si një mjet shumë efikas. Për shkak të përmirësimit të situatës COVID-19, rregullat pak më të lirshme do të zbatohen nga 4 tetori.
Top Channel