Juventusi siguroi jo pa vuajtje fitoren e parë në Serinë A. Bardhezinjtë mposhtën 3-2 në transfertë skuadrën e Specias, në një ndeshje të çmendur që në 90 minuta pa dy përmbysje.

Kean kaloi i pari në avantazh skuadrën e Allegrit në minutën e 28 të takimit, por Gyasi barazoi për vendasit vetëm 5 minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Antiste shënoi golin e avantazhit për Specian, që e ruajti këtë avantazh deri në minutën e 66-të, kur Chiesa barazoi shifrat. Në minutën e 72, de Ligt shënoi golin e fitores për Juventusin.

Rei Manaj, që luan për Specian e nisi takimin nga stoli. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 77 të takimit, por pa mundur që të lërë gjurmë. Kjo ishte fitorja e parë e Juventusit në pesë ndeshjet të Serisë A, ku në katër të tjerat ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

Top Channel