Shefqet Hyka banor i Tiranës që prej 1994 u ankua ne emisionin Fiks Fare se nuk po pajiset me dokument pronësie nga Kadastra edhe pse i ka të gjitha dokumentet dhe i ka bërë pagesat e faturave.

Si gjithë të tjerët edhe z. Hyka u shpërngul në Tiranë dhe ndërtoi shtëpinë e tij. Më pasi ai plotësoi dosjen për legalizimin e saj. Shtëpia iu legalizua ku mori dhe certifikatën e pronësisë, por trualli jo. Kjo pasi asokohe iu tha se trualli kishte mbivendosje, kështu që kohë më vonë z. Hyka kërkoi edhe dokumentin e pronësisë për truallin. Nga zyra e kadastrës u lajmërua të bënte pagesat, pasi nuk ekzistonte asnjë problematikë tjetër mbi truallin e tij.

Pesë vite më parë këto pagesa janë kryer dhe në bazë të faturave që z.Hyka disponon kapin vlerën e 5 milionë lekëve të vjetra. Pas pagesës i është komunikuar se certifikata e pronësisë së truallit do t’i shkonte me postë në shtëpi. pas dy javëve në shtëpinë e tij mbërrin zarfi nga hipoteka me përgjigjen se nuk mund të bëhet pronar, pasi ka pretendentë të tjerë për pronën! Në këto kushte ai i pamundur të kuptojë se ku është e gjithë meseleja i është drejtuar për ndihmë Fiks Fare.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në kadastër për të zgjidhur problemin e Z. Shefqet Hyka i cili edhe pse ka paguar të gjitha faturat përkatëse, ka vite që zvarritet nëpër zyrat shtetërore pa marrë një përgjigje.Kadastra në përgjigjen e saj me shkrim për emisionin Fiks Fare ndër të tjera thotë se ” subjekti i sipërcituar ka paguar truallin të cilin e posedon sipas VKM të kalimit të pronësisë nr.247 datë 13.04.2010. Nga verifikimi i sistemit IPS,rezulton se kjo leje është regjistruar pa marrëdhënie me truallin dhe subjekti është pajisur me certifikatë pasurie.

Trualli në të cilin ndodhet objekti është regjistruar në emër të bashkëpronarëve Bogdani, Myderizi, Hoxha,etj. Në përgjigje thuhet edhe se kjo drejtori po merr masa për përgatitjen e materialit të VKM për shpronësimin e pronarëve të truallit, ku ndodhet ky objekt.Pra Fiks Fare vuri në lëvizje institucionin e hipotekës, duke zgjidhur edhe problemin e qytetarit Shefqet Hyka.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel