SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare Një tërmet me fuqi prej 5.9 sipas shkallës Rihter goditi pjesën juglindore të Australisë, duke shembur e dëmtuar një sërë ndertesash në qytetin Melbourne, e duke bërë që njerëzit të dalin të tmerruar nëpër rrugë.
Epiqendra ishte relativisht pranë sipërfaqes, ne një thellësi prej vetëm 10 km. Lëkundjet e dhunshme të tokës u regjistruan në 9 e 15 minuta sipas orës lokale. Melburni ka hyrë në një izolim 8 javor për shkak të koronavirusit, e për këtë arsye, shumë banore ishin në shtëpi.
Pronari i restorantit Betty’s Burgers tha në rrjetet sociale se një copë e madhe metalike qe shkëputur e po varej rrezikshëm në pjesën e përparme të tij dhe shkroi se ishte fat që në ato momente nuk kaluan njerëz në zonë.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u shpreh megjithatë se : “nuk ka raporte për lëndime serioze dhe ky është lajm shumë i mirë”. Lëkundjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor.
Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy goditje te tjera me magnitudë 4. dhe 3.1.Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi këto vitet e fundit, dëmet e tij nuk ishin aq të mëdha sa c`mund të pritej, thonë mediat lokale, edhe pse ne Melburn u shkatërruan një sere ndërtesash.
Top Channel