Aksioni i policisë gjermane çliron pengjet, kap pengmarrësin në autobuzin drejt Serbisë (fotot)

22/09/2021 15:26
Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin por rrjedhimisht shoferët u liruan vetëm pas operacionit të dhunshëm.

Policia speciale gjermane është detyruar të kryejë mbrëmë një operacion çlirimi pengjesh, të mbajtur nga një person që pretendonte se ishte i armatosur, në një autobuz që shkonte drejt Serbisë.

Mendiat vendase thonin se oficerët përdorën mjete shpërthyese dhe verbuese në operacionin e çlirimit të dy pengjeve të mbajtura nga i dyshuari në autostradën A9 pranë Hilpoltstein në Bavari.

Gjatë disa orëve të situatës kritike rrugët mbetën të bllokuara mes Greding e Hilpoltstein.

Autobuzi raportohej se kishte qenë i mbushur por pengmarrësi ende i paidentifikuar, kishte lejuar pasagjerët të dalin jashtë, ndërsa dy shoferët u mbajtën prej tij.

Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin por rrjedhimisht shoferët u liruan vetëm pas operacionit të dhunshëm.

Autoritetet nuk konfirmuan nëse sulmuesi ishte vërtet i armatosur dhe as identitetin apo motivimin e tij.

FOTO GALERI
1/4
Oficerët përdorën mjete shpërthyese dhe verbuese në operacionin e çlirimit të dy pengjeve ne autobuz

Top Channel