“Na fut në shina”/ Ministrja Kumbaro tregon vendimin që ka marrë qeveria për mbetjet në territor

22/09/2021 16:42

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur vendimin që ka marrë qeveria për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se ky vendim e fut vendin në shina dhe bën të mundur një menaxhim më të mirë sa i përket mbetjeve, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të ketë edhe një paketë trajnuese për njësitë bashkiake.

Kumbaro: Miratuam një amendim të një VKM-je ekzistuese të viti 2015 që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore nga njësitë e qeverisjes vendore. Një mirë menaxhim kërkon të dhëna të sakta dhe VKM-ja që ne miratuam sot është një riamendim i një vendimi të 2015, që saktëson metodologjinë, për të parën herë sot, me të cilën njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre, mënyrën sesi publikohen dhe standardizohen.

Situata që kemi në terren, në momentin që duam të fusim instrumente menaxhimi të mirë të kontrollit të territorit sa i përket mbetjeve ndeshet me burime informacioni kaotike, që vijnë qoftë nga njësitë e qeverisjes vendore, bashkitë, qoftë nga bizneset në terren, qoftë nga INSTAT. Është bërë një punë e mirë nga Ministria e Mjedisit në këto kohë për kryqëzimin e këtyre të dhënave dhe sidomos me propozimin e VKM-së së sotme për të unifikuar të gjitha bashkitë në territor që do na japin një tablo më të qartë. Dhe jo vetëm metodologjinë e përllogaritjes të detyrueshme për çdo bashki, por sidomos detyrimin për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Është kjo një vegël me të cilin do mundësojmë një menaxhim më të mirë të mbetjeve që nga njësia bazë vendore deri te ndërtimi, infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve në territor dhe për të plotësuar kështu rolin e Ministrisë së Mjedisit si një normues i kësaj situate.

Pastrimi i territorit nuk bëhet vetëm nga Bashkitë, Ministria e Infrastrukturës dhe as nga ajo e Mjedisit. Kjo metodologji që ne miratuam sot na fut në shina. Me hyrjen në fuqi kjo do shoqërohet me një paketë trajnimesh nga njësia vendore.

Top Channel