Pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike, Rama prezanton reformën e re: “Shkalla e Meritës”, synohet afrimin me qytetarët

02/11/2026 13:27

Në një dalje publike, kryeministri Edi Rama ka folur për reformën e administratës publike, duke bërë me dije se pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike është ndërmarrë edhe një tjetër nismë, e quajtur “Shkalla e Meritës”.

Sipas Ramës, kjo reformë synon të afrojë administratën me qytetarët dhe të krijojë më shumë mundësi për avancimin e punonjësve më të aftë në hierarkinë shtetërore.

“Kemi reflektuar si të jemi më pranë njerëzve, duke sjellë më pranë administratën dhe ndjesinë që janë ata që janë arsyeja jetësore e shërbimeve të administratës. Pjesë e gjithë këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në, por jo vetëm, është edhe Shkalla e Meritës.

Kjo është një tjetër reformë që ka të bëjë me një pyetje të thjeshtë, si ta bëjmë administratën një hapësirë ku njerëzit më të aftë dhe, mbi të gjitha, njerëzit më të dëshiruar për t’i shërbyer vendit nga ana e shtetit, të ecin përpara kur hyjnë në shkallën e hierarkisë.

Ndaj e kemi quajtur Shkalla e Meritës dhe pjesë e kësaj reforme është edhe ajo që kam shpallur me krijimin e Ministrisë së Administratës Publike, e cila për herë të parë i përkushtohet tërësisht administratës dhe mirëqeverisjes”, tha Rama.

Top Channel