Për të tretën ditë radhazi, serbët mbajnë të bllokuar pikën e kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës e së fundi, kanë paralizuar lëvizjen e automjeteve edhe në vendkalimin e Bërnjakut.

Intelektualja e njohur serbe, Vesna Peshiç e pohoi këtë fakt teksa deklaroi në rrjetet sociale se serbët nuk kanë pse të krijojnë probleme me targat.

“Nuk e di pse serbët po krijojnë këtë lloj situate me targat e Kosovës, kur shqiptarët përmes Serbisë duhej të vendosin targa serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është apo jo anëtare e organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pavarësisht bllokimit, situata gjatë natës në Jarinjë dhe Bërnjak ka qenë e qetë dhe pa incidente. Qytetarët që duan të hyjnë nga Serbia me autobusë në territorin e Kosovës përmes këtyre pikave kufitare mund të hynë vetëm këmbë dhe kështu të vazhdojnë rrugën rreth një kilometër për shkak të barrikadave, ndërsa më pastaj i presin autobusët tjerë të cilët i transportojnë nëpër destinacionet e tyre në veri.

Pjesëtarë të policisë së Kosovës janë shpërndarë në pothuajse të gjithë zonën e po mbajnë situatën nën kontroll. Serbët lokalë po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat e Serbisë.Prishtina insiston se kjo masë nuk u vendos për të provokuar serbët, ndërsa Beogradi kërkon tërheqjen e policisë nga veriu, në të kundërtën ka paralajmëruar masa.

Top Channel