Studentët, vaksinë ose test çdo javë/ Komiteti i ekspertëve shpjegon përse po vdesin edhe të vaksinuar

22/09/2021 15:47

Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve me delta apo dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat kufizuese.

Ndërkohë që bëjnë thirrje për vaksinime arsimtarëve dhe studentëve dhe në mungesë të certifikatës së vaksinimit u duhet të bëjnë tampon PCR çdo javë. Por në fakt  edhe të vaksinuarit po preken me delta.

Rastet e  humbjeve të jetës janë rritur këtë javë madje kanë humbur jetën persona edhe me dy doza vaksine .

Prof. Dhimitër Kraja shpjegon se është një numër shumë i vogël i personave të vaksinuar që kanë humbur jetën.

Të pyetur në lidhje me rekomandimin e studimit të akademisë së shkencave për vaksinime fëmijëve  dhe dozës së tretë duket se ende nuk ka një vendim.

Top Channel