Qeveria e Kosovës duket se është duke e fituar betejën për vendosje reciprociteti në përdorimin e targave të përkohshme që duhet të përdorim automjetet që hynë nga Serbia.

Gjatë kthimit nga Kosova për në pikën kufitare të Morinës ekipi i Top Channel fotografoi këtë makinë tip Benz duke kaluar për në kufirin shqiptar.

Ky automjet i nisur nga Serbia ka përshkruar të gjithë rrugën përmes Kosovës duke zbatuar rregullin e ri të përdorimit të detyrueshëm të targave të përkohshme.

Siç shihet edhe nga këto foto të Top Channel, ky automjet sapo ka kryer procedurë  e kalimit në kufi, pak metra më tutje në tokën shqiptare ka nisur zëvendësimin e targave të përkohshme me ato normale të Serbisë e ka vijuar udhëtimin.

Të njëjtin veprim do të duhet të bëjë edhe në kthim.

Qeveria e Kosovës në të tretën ditë të vendosjes së rregullit të ri thotë se janë lëshuar 1500 targa provizore.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel