Nuk do të ketë Kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane.

Kështu deklaroi sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia blu, nga ku iu kundërpërgjigj edhe akuzave të ashpra të Sali Berishës të lëshuara një ditë më parë nga Fieri se është peng i Edi Ramës.

 “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën  shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë”, tha Basha.

Menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Basha, ka ardhur edhe reagimi i ish-liderit Berisha në facebook ku ai tha se kuvendi nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por për të shpëtuar PD nga pazaret e pengut të  Edi Ramës.

Top Channel