Qeveria miraton marrëveshjen me programin e OKB, Çuçi: “STAR 3” një instrument i ri për modernizimin e qeverisë vendore në Shqipëri

22/09/2021 16:40

Këtë të mërkurë është zhvilluar mbledhja e dytë e këshillit të Ministrave dhe ministri Çuçi ka bërë me dije se në këtë mbledhje u miratua marrëveshja e radhës midis programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Çuçi u shpreh se ‘Start 3’ është programi i tretë në radhë ku do të bashkohen disa donatorë, që së bashku me qeverinë shqiptare kanë krijuar një fond të përbashkët, që ka në fokus reformën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe modernizimit të shërbimeve të qeverisjes vendore.

Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për digjitalizimin e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare.

Prononcim i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Sot miratuam në mbledhjen e radhës, të qeverisë një marrëveshje të rëndësishme midis programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare, i cili është një instrument që është përdorur me shumë sukses që prej vitit 2013, kur ne filluam të dizenjojmë dhe më pas ta implementojmë reformën territoriale dhe të gjithë reformën e decentralizimit të qeverisjes drejt pushtetit vendor. Dhe ky program është i treti në radhë, quhet “Star 3”, dhe është instrument që bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipëri dhe në atë që quhet, në modernizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, së bashku me qeverinë shqiptare, kanë krijuar një fond të përbashkët. Donatorët që do i bashkohen këtij instrumenti në “Star 3” janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë shqiptare dhe me PNUD-in.
Kryesisht, ky program, ky fond do të shkojë për të përsosur dhe modernizuar edhe më tej shërbimet në nivel lokal

Atë revolucionin që ne bëmë me dencentralizimin e shërbimeve në qeverisjen qendrore, ne duam ta çojmë edhe në qeverisjen vendore dhe, një pjesë e rëndësishme e këtij fondi, do të shkojë pikërisht për këtë gjë. Dhe, nga ana tjetë,r do të ngrejë instrumente monitorimi të performancës të qeverisjes vendore.

Një instrument shumë i rëndësishëm që sigurisht do të bëjë të mundur që në bazë të performancës të çdo bashkie, atëherë edhe vëmendja jo vetëm e donatorëve, por dhe vëmendja e qeverisë shqiptare do të jetë asimetrike duke u nisur nga niveli i performancës së çdo bashkie.

Kështu që besoj që suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar, sepse i tillë ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para që kemi bërë me të njëjtin instrument.

Top Channel