Top Channel/ Çuçi: Firmoset marrëveshja e re, krijohet fondi për digjitalizimin e shërbimeve vendore
22/09/2021 19:05

Këtë të mërkurë është zhvilluar mbledhja e dytë e këshillit të Ministrave dhe ministri Çuçi ka bërë me dije se në këtë mbledhje u miratua marrëveshja e radhës midis programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Në fjalën e tij, Çuçi u shpreh se ‘Start 3’ është programi i tretë në radhë ku do të bashkohen disa donatorë, që së bashku me qeverinë shqiptare kanë krijuar një fond të përbashkët, që ka në fokus reformën e decentralizimit të pushtetit vendor dhe modernizimit të shërbimeve të qeverisjes vendore. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra që do të japin një fond për digjitalizimin e shërbimeve vendore së bashku me kontributin e qeverisë shqiptare. Çuçi: Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje të rëndësishme mes programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është një instrument që është përdorur me sukses që prej 2013 kur filluam të dizenjojmë dhe më pas të implementojnë reformën territoriale drejt pushtetit vendor. Ky është programi i treti në radhë, quhet ‘Start 3’. Bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit në Shqipërisë, së bashku me qeverinë shqiptare kanë krijuar një fond të përbashkët. Fondatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra, së bashku me qeverinë dhe PNUD-in. Fondi do të shkojë për të modernizuar shërbimet në nivel lokal. Atë revolucion që bëmë me qeverisjen qendrore duam ta çojmë në qeverisjen vendore dhe një pjesë e fondit do të shkojë për këtë dhe do të ketë instrumente për matjen e performancës, që në bazë të performancës së çdo bashkie, atëherë edhe vëmendja e qeverisë do të jetë asimetrike do të jetë duke u nisur nga niveli i performancës. Suksesi i kësaj marrëveshje është i garantuar, pasi kështu ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para që kemi bërë më ketë instrument Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27