Fusha e mbetjeve urbane e bashkisë Patos vazhdon të jetë nën pushtetin e zjarrit.

Në ditën e dytë, plehrat vazhdojnë të digjen pavarësisht ndërhyrjes me disa mjete zjarrfikës. Tre  fshatrat Zharrës, Sheqishtë dhe Marinëz, që ndodhen shumë pranë fushës së mbetjeve gjatë gjithë natës janë mbuluar nga tymi që çlirohej nga djegia e plehrave, duke shkaktuar te banorët probleme me frymëmarrjen.

Gjatë ditës së sotme po punohet për mbulimin e një pjese të mbetjeve. Kjo sipas banorëve është edhe e vetmja menyrë për zgjidhjen e problemit.

 

Top Channel