Moderatorin e “lë zemra” nga tërmeti, skiatorët të pashqetësuar!

22/09/2021 16:07

Pamjet filmike treguan sesi një moderator në televizionin kombëtar Australian “ngrin në vend” pasi tërmeti i magnitudës 5.9 shkundi studion e tij televizive gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

“Duket sikur do ta linte zemra aty në vend”, thanë disa komentues, ndërsa prezantuesi vetëm shikon i tmerruar rreth e qark, ndërsa i ftuari i tij nu e beson dot e nis te qeshë.

Një pamje krejt tjetër është ajo e regjistruar në pistat e skive të malit Buller gjatë tërmetit që trondit jugperëndimin e Australisë, në të cilat shihet qartë sesi skiatorët vazhdojnë të pa shqetësuar aktivitetin e tyre.

Tërmeti i rrallë që goditi Melburnin shkaktoi panik të madh mes banorëve dhe dëme, por fatmirësisht prej lëkundjeve tëforta të tokës, nuk pati viktima.

Top Channel